Kryeministri Bojko Borisov kontrolloi gatishmërinë për furnizimin e vaksinave kundër Covid-19
“Ne u përgatitëm shpejt dhe nëse vaksina kundër Covid-19 erdhi, vaksinimi organizohet vetëm sipas dëshirës dhe falas, me vaksina të aprovuara nga Komisioni Evropian dhe me garanci nga Agjencia Evropiane e Barnave." Këtë e tha Kryeministri Bojko Borisov gjatë vizitës në Qendrën e Sëmundjeve Ngjitëse dhe të Parazitit në Sofje. Ai u sigurua personalisht se vendi është gati për furnizimin e parë të vaksinave në frigoriferët e specializuar. Që nga 7 dhjetori fillojnë punët organizative në mbarë vendin.
Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov tha se pritet që dërgesa e parë të jetë nga 125 000 vaksina.
Ekaterina Zaharieva: Bashkëpunimi global është thelbësor në luftimin me Covid-19
“Luftimi i pandemisë nuk duhet të jetë në dëm të hapësirës demokratike dhe qytetare, superioritetit të ligjit dhe angazhimeve ndërkombëtare.” Këtë e tha Zëvendës Kryeministrja dhe Ministre e Jashtme Ekaterina Zaharieva në sesionin video të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftuan nga qendra e shtypit e MPJ.
Sipas Ministres Zaharieva uniteti dhe bashkëpunimi global në kuadrin e OKB-së janë kyçe për kapërcimin e sfidave të Covid-19.
3614 raste të koronavirusit nga 9530 teste
3614 janë rastet e reja të koronavirusit të regjistruara në Bullgari për 24 orët e fundit.
Kjo përbën 37.92 për qind nga 9530 PCR testet e realizuara.
Prapë më shumë janë rastet në Sofje – 675, të ndjekur nga Plovdivi - 380 dhe Brugas - 257.
Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.
Në spital trajtohen 6744 pacientë me koronavirus prej tyre në reparte intensive – 504.
2536 veta u shëruan për 24 orët e fundit, ndërsa 147 vdiqën.
Sipas të dhënave zyrtare rastet aktive janë 94 480.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva diskutoi çështjet në lidhje me iniciativën “Tri Deteve” me koordinatorin e qeverisë së Polonisë Pavel Jablonski. Bullgaria mori përsipër koordinimin e iniciativës nga..
Prokuroria konfiskoi 1418 piktura dhe 45 grafika nga banesa e afaristit Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubai, bëri të ditur sajti i Prokurorisë. Ndër veprat e artit ka edhe të tilla të krijuesve të njohur bullgar, si Vlladimir Dimitrov –..
Një grua 28 vjeçe me koronavirus nga qyteti Pazarxhik i Bullgarisë Jugore ka lindur një foshnjë me antitrupa kundër Covid-19. Para kësaj gruaja u shtrua në spitalin e qytetit me temperaturë të lartë, kollë dhe gjendje të keqe. Pasi iu..
Të imunizuarit kundër Covid-19 do të marrin me kohë dozën e dytë të vaksinës Në vend të 35 000 dozave të premtuara fillimisht të vaksinave..
Autoritetet po diskutojnë një lehtësim gradual të masave antiepidemike. Ne marrim propozime të ndryshme në lidhje me hapjen e objekteve, tha..
Që nga sot fillon faza e dytë e imunizimit kundër Covid-19 të njerëzve në rajonet, ku u janë vendosur vaksina të mjaftueshme mjekëve. Sipas..