Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masat kundër krizës do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit 2021

Lëçezar Borisov
Foto: BTA

Deri në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit 2021 do të disponojmë mjete të cilat do të investojmë në biznes. Këtë e tha para RKB Ministri i Ekonomisë Lëçezar Borisov. Sipas tij masat do të vazhdojnë gjatë tërë vitit 2021. “Të dhënat paraprake për tremujorin e tretë tregojnë se investimet fillojnë të japin sinjale për rimëkëmbjen e produktit të brendshëm bruto” tha Borisovi.

Sipas treguesve makroekonomikë, Bullgaria po përballet me krizën pandemike 50 për qind më mirë se mesatarja e BE. "Dhe për sa i përket borxhit dhe deficitit, ne do të jemi më të mirë se një numër vendesh në bashkim. Sektori bankar ka fitime më të ulëta, por mjaft të mëdha për të mbajtur buferët dhe të jetë i qëndrueshëm ", tha Borisovi.