Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është gati të vazhdojë bisedimet me Shkupin mbi çështjet e diskutueshme

Ekaterina Zaharieva dhe Vllado Buçkovski
Foto: BGNES

Bullgaria është gati për të vazhduar bisedimet me Maqedoninë e Veriut për të kërkuar zgjidhje afatgjatë të çështjeve të diskutueshme, e cila të lejojë që Shkupi të hapë negociatat për anëtarësi në BE. Këtë e tha Zëvendës Kryeministrja Ekaterina Zaharieva pas bisedimeve me të dërguarin special të Shkupit për Bullgarinë Vllado Buçkovski gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Bullgari pasi u emërua në këtë post. Buçkovski shprehu gatishmërinë e Shkupit të kontribuojë për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët.

Para kësaj miku maqedonas shqyrtoi çështjet e diskutueshme me Zëvendës Kryeministrin Krasimir Karakaçanov. Buçkovski shprehu qëndrimin e Maqedonisë së Veriut se dialogu duhet të vazhdojë dhe se toni miqësor është mënyra e vetme për arritjen e mirëkuptimit.

Karakaçanov shprehu kënaqësi nga dëshira e shprehur, por rikujtoi, se retorika antibullgare vazhdon. Ai tha, se në Maqedoninë e Veriut ka njerëz të cilët vet caktohen si bullgar dhe kjo e drejta e tyre nuk mund të mohohet. Karakaçanov theksoi gjithashtu se populli bullgar nuk do të pranojë asnjë kompromis me faktet historike.


Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Takim Bashkim Evropian-Turqi: Premtime për Erdoganin, pa kolltuk për von der Layen   Premtime për një angazhim të ri të Bashkimit Evropian ndaj Turqisë dhe një problem protokolli, i cili shkaktoi kritika dhe shaka, shënuan takimin e..

botuar më 21-04-09 3.06.MD
Aleksandër Andreev

KQZ shpërndau mandatet e partive në parlamentin e ri

Në një seancë mesnate, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) shpërndau mandatet midis gjashtë forcave politike që hyjnë në parlamentin e ardhshëm. GERB merr 75 vende, “Ka një popull të tillë” - 51, Partia Socialiste bullgare - 43, Lëvizja për të Drejta..

botuar më 21-04-09 10.17.PD
Tomisllav Donçev

Edhe Zëvendës Kryeministri Tomisllav Donçev premtoi mbështetje të konsiderueshme për formimin e një kabineti

Nëse Sllavi Trifonov nuk merr 2, 3, 4, 5 vota për të formuar një kabinet, ai do t’i marrë ato nga GERB në emër të Bullgarisë që të mos hyjë në kaos politik, konfirmoi Zëvendës Kryeministri Tomisllav Donçev para Nova TV. Sidoqoftë “mbështetja”..

botuar më 21-04-08 11.37.PD