Bullgaria është gati për të vazhduar bisedimet me Maqedoninë e Veriut për të kërkuar zgjidhje afatgjatë të çështjeve të diskutueshme, e cila të lejojë që Shkupi të hapë negociatat për anëtarësi në BE. Këtë e tha Zëvendës Kryeministrja Ekaterina Zaharieva pas bisedimeve me të dërguarin special të Shkupit për Bullgarinë Vllado Buçkovski gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Bullgari pasi u emërua në këtë post. Buçkovski shprehu gatishmërinë e Shkupit të kontribuojë për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët.
Para kësaj miku maqedonas shqyrtoi çështjet e diskutueshme me Zëvendës Kryeministrin Krasimir Karakaçanov. Buçkovski shprehu qëndrimin e Maqedonisë së Veriut se dialogu duhet të vazhdojë dhe se toni miqësor është mënyra e vetme për arritjen e mirëkuptimit.
Karakaçanov shprehu kënaqësi nga dëshira e shprehur, por rikujtoi, se retorika antibullgare vazhdon. Ai tha, se në Maqedoninë e Veriut ka njerëz të cilët vet caktohen si bullgar dhe kjo e drejta e tyre nuk mund të mohohet. Karakaçanov theksoi gjithashtu se populli bullgar nuk do të pranojë asnjë kompromis me faktet historike.
Në Legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor do të hyjnë gjashtë parti, tregojnë të dhënat e 100% prej protokolleve të përpunuara, transmetoi reporterja jonë Cvetelina Stojanova. Në vend të parë është GERB/SDS me 26.18%, pas tyre janë “Ka një..
Dhe tani ku? - Politologët dhe analistët në Bullgari po e shqyrtojnë këtë çështje pas zgjedhjeve parlamentare më 4 prill. Të gjitha parashikimet paraprake ishin për një zgjedhje të pazakontë dhe të vështirë, për shkak të pandemisë Covid-19. Por pritjet që..
Kryeministri Bojko Borisov bëri thirrje për konsolidim dhe stabilitet në komentin e tij të parë mbi votimin parlamentar. Në një deklaratë në Facebook, Borisov kërkoi krijimin e një qeverie eksperte për të menaxhuar daljen e vendit nga pandemia deri..