Bullgaria është gati për të vazhduar bisedimet me Maqedoninë e Veriut për të kërkuar zgjidhje afatgjatë të çështjeve të diskutueshme, e cila të lejojë që Shkupi të hapë negociatat për anëtarësi në BE. Këtë e tha Zëvendës Kryeministrja Ekaterina Zaharieva pas bisedimeve me të dërguarin special të Shkupit për Bullgarinë Vllado Buçkovski gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Bullgari pasi u emërua në këtë post. Buçkovski shprehu gatishmërinë e Shkupit të kontribuojë për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët.
Para kësaj miku maqedonas shqyrtoi çështjet e diskutueshme me Zëvendës Kryeministrin Krasimir Karakaçanov. Buçkovski shprehu qëndrimin e Maqedonisë së Veriut se dialogu duhet të vazhdojë dhe se toni miqësor është mënyra e vetme për arritjen e mirëkuptimit.
Karakaçanov shprehu kënaqësi nga dëshira e shprehur, por rikujtoi, se retorika antibullgare vazhdon. Ai tha, se në Maqedoninë e Veriut ka njerëz të cilët vet caktohen si bullgar dhe kjo e drejta e tyre nuk mund të mohohet. Karakaçanov theksoi gjithashtu se populli bullgar nuk do të pranojë asnjë kompromis me faktet historike.
Partia Socialiste Bullgare /BSP/ refuzoi të komentojë rezultatet e exit-poll-it të agjencive sociologjike, njoftoi reporteri ynë Daniel Inkov. Sipas të dhënave të “Gallup”, partia "Ka një popull të tillë" papritur u shfaq si forca e..
Pavarësisht se cilat parti politike do të fitojnë besimin e votuesve dhe do të hyjnë në Kuvendin e 45 Popullor, ka çështje të rëndësishme të cilat qëndrojnë në rend të ditës përpara shoqërisë bullgare, me të cilat ata do të duhet të merren. Reforma të..
Tërheqja e Turqisë nga Konventa e Stambollit është përfundimtare Tërheqja e Turqisë nga Konventa e Stambollit është një fakt i kryer, vendimi është përfundimtar. Këtë e shpalli presidenti i vendit Rexhep Erdogan në përgjigje të thirrjeve..
Legjislatura e 45 e Kuvendit Popullor filloi punë zyrtarisht . Në Parlamentin e ri ka dy parti krejtësisht të reja dhe 117 persona të rinj nga..