Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njerëzit me zemër të mirë i bëjnë realitet ëndrrat e Krishtlindjeve të fëmijëve në nevojë

Fëmijët nga Qendra për Përkrahje Speciale Arsimore në qytetin Kubrat do të marrin dhe sivjet peshqeshin e ëndërruar me rastin e Krishtlindjeve. Kjo do të realizohet  në sajë të fushatës “Snezhinka” (Flok Dëbore), organizuar nga studentja zemërbardhë Merlin Mehmedova. Për vit të pastë të radhës ajo është angazhuar përmes një ngjarjeje të bamirësisë t’u dhurojë buzëqeshje dhe shpresë fëmijëve në një pozitë të pabarabartë.

“I lutëm fëmijët të shkruajnë letra deri tek Babagjyshi i Krishtlindjes, që të mund të kuptojmë dëshirat e tyre. Bëmë listë dhe çdo një,  i cili kishte dëshirë dhe një zemër bujare, ndihmoi, që  të mund të realizohet ëndrra e çdo një prej tyre. Kështu, përsëri vullnetarët, të cilët kanë siguruar peshqeshet e porositura nga vogëlushët, dëshmuan se e mira nuk ka fe, gjini dhe moshë”, sqaroi Merlin. Sipas fjalëve të saj fushata ka takuar përkrahjen e dhjetëra njerëzve, të cilët kanë shfaqur dëshirë të sigurojnë peshqesh për një fëmijë konkret. “Dhe sivjet, në sajë të vullnetarëve që të gjithë pjesëmarrësit e qendrës do të kenë një festë të paharruar dhe magjepsëse”, komenton Mehmedova.

Fëmijët, të cilët tanimë me një padurim të madh presin Babagjyshin e Krishtlindjes janë përgjithësisht 74. Në letrat e tyre ata kenë kërkuar lodra, rroba dimri dhe këpucë. Mjerisht, sivjet për shkak të situatës me koronavirusin nuk do të ketë një festë të madhe, por plaku i mirë me mjekër të bardhë do të gjejë një mënyrë të përshtatshme që të mund të gëzojë vogëlushët.

“Fëmijët janë dhurata më e mrekullueshme në këtë botë. Ata janë si dëbora - të pastër dhe unikë. Ne duam që të paktën për një moment ata të mund të ndihen të lumtur, të mund t’u sigurojmë një buzëqeshje dhe shpresë. Nuk mund të ndryshojmë të gjithë botën, por mund të ndryshojmë Krishtlindjen e të paktën një fëmijeje”, tha Merlin dhe shprehu shpresën që mirësia të bëhet ngjitëse dhe me çdo vit të kaluar të mund të ketë gjithnjë e më shumë fëmijë të kënaqur dhe të gëzuar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër vendet që kanë arritur marrëveshje për Covid - pasaportat

Bullgaria është ndër 13 vendet - anëtare të BE-së, që arritën marrëveshje mbi 7 kritere, të cilat do të jenë të domosdoshme për aplikimin e certifikatave për të vaksinuarit kundër Covid-19, njoftojnë mediat austriake. Kriteret tashmë i janë dërguar..

botuar më 21-04-12 12.50.MD

Fillon muaji i shenjtë për myslimanët

Gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë në Bullgari mbi 650 000 veta e kanë shënuar islamin fe të tyre. Nesër ata do ta presin muajin e shenjtë për myslimanët Ramazan. Gjatë kësaj kohe myslimanët do të agjërojnë shpirtërisht dhe..

botuar më 21-04-12 11.36.PD

Shumica e nxënësve të shkollës së mesme në Bosilegrad dëshirojnë të studiojnë në Bullgari

Pothuajse të gjithë 50 maturantët që mbarojnë shkollën e mesme në Bosilegrad dëshirojnë të vazhdojnë arsimin në një nga universitetet në Bullgari. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të kryer ndër maturantët në të vetmen shkollë të..

botuar më 21-04-12 7.20.PD