Pajisja është krejtësisht e ruajtur dhe përbën një furrë pjekëse. Furra është në dy nivele. Në nivelin e poshtëm janë dy kamerat djegëse, në të cilat është ndezur zjarri, i cili e ka ngrohur skarën. Mbi skarë është kamera e sipërme e furrës. Skara ka një sipërfaqe prej 15 metrave katrore, thotë arkeologu Kristian Mihajllov i cituar nga agjencia BGNES.
Kini parasysh se temperatura e cila është zhvilluar në të ka qenë rreth 900 gradë, deklaroi nga ana e tij profesori Gjeorgji Atanasov. Duke vënë re përmasat e tullave, duke parë me vëmendje zbukurimin e tyre, nuk përjashtojmë mundësinë që kjo furrë të ketë prodhuar tulla për ndërtimin e kalasë së shkëlqyer dhe madhështore në bregun Danubian të Justinianit të Madh, e ngritur rreth periudhës së viteve 620-630, nënvizoi akoma profesori Atanasov.
Arkeologët janë kategorikë se zbulimi është furra më e madhe për qeramikë ndërtuese nga epoka romake, e zbuluar nëpër tokat tona.
“Lufta e bullgarëve të Maqedonisë për të drejta dhe pavarësi 68 raste nga periudha e viteve 1944-1994” titullohet libri më i ri i Doc.Dr.Spas Tashev nga Akademia Bullgare e Shkencave. Botimi mbledh fakte të panjohura ose jo aq të njohura për..
Në godinën e Muzeut Historik Rajonal (sheshi "Banski"1) ndodhet një ekspozitë interesante me temë " Rruga hebreje - rindërtimi ", e cili përcjell jetën e përditshme të hebrenjve në qytetet bullgare në periudhën pas Çlirimit të Bullgarisë (1878) deri..
Për fat të mirë, për shkak të shpëtimit të hebrenjve bullgarë nga dëbimi në kampet naziste të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Bullgari dhe në Sofje nuk ka muze apo memorialë të Holokaustit , siç ka shumë në Evropë. Në kryeqytetin..
Dita e Botevit dhe e atyre që kanë dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, 2 qershor, është ndër datat historike të shoqërisë sonë...