Pajisja është krejtësisht e ruajtur dhe përbën një furrë pjekëse. Furra është në dy nivele. Në nivelin e poshtëm janë dy kamerat djegëse, në të cilat është ndezur zjarri, i cili e ka ngrohur skarën. Mbi skarë është kamera e sipërme e furrës. Skara ka një sipërfaqe prej 15 metrave katrore, thotë arkeologu Kristian Mihajllov i cituar nga agjencia BGNES.
Kini parasysh se temperatura e cila është zhvilluar në të ka qenë rreth 900 gradë, deklaroi nga ana e tij profesori Gjeorgji Atanasov. Duke vënë re përmasat e tullave, duke parë me vëmendje zbukurimin e tyre, nuk përjashtojmë mundësinë që kjo furrë të ketë prodhuar tulla për ndërtimin e kalasë së shkëlqyer dhe madhështore në bregun Danubian të Justinianit të Madh, e ngritur rreth periudhës së viteve 620-630, nënvizoi akoma profesori Atanasov.
Arkeologët janë kategorikë se zbulimi është furra më e madhe për qeramikë ndërtuese nga epoka romake, e zbuluar nëpër tokat tona.
Lart mbi rrugën automobilistike për në fshatin Krepça të Bullgarisë Verilindore ndodhet një manastir i gdhendur në shkëmb. E themeluar në shekujt IX - X, ai është një nga banesat shkëmbore më të hershme në territorin e Bullgarisë. Uzbulua nga..
Një mbishkrim nga koha e sundimtarit bullgar Mbreti Simeon i Madh (893-927) u zbulua në kështjellën mesjetare “Ballëk Dere” pranë fshatit Huhla në Rodopet Lindore. Sipas studiuesve, ky është një nga tekstet më të hershme cirilike të njohura..
Njerëzit e lashtë nuk ishin shumë të ndryshëm nga ne. Dhe atëherë kohët ishin të vështira, ndërsa njerëzit ishin të shqetësuar kryesisht për mbijetesën e tyre. Megjithatë, ata gjenin kohë edhe për argëtim. Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike të..