Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fati i një të pastrehuari në muajt e ftohtë

Foto: arkiv

Kufizimet për shkak të infektimit me koronavirusin prekën biznesin, arsimin, kulturën dhe mundësitë për një komunikim të gjallë. Meqenëse nuk ka sesi të thuhet konkretisht se cila sferë е jetës sonë është e prekur më tepër, do të shtojmë ndaj listës me dëmtime dhe disfata një grup të madh njerëzish - njerëzit e pastrehë.

Gjatë muajve të dimrit kujdesi për njerëzit pa strehë në qytetin Ruse të Bullgarisë Veriore është kryesisht i Kryqit të Kuq Bullgar. Më shumë se 10 vjet  dhoma e ngrënies, e bërë në një pronë të organizatës, është e hapur për njerëzit, të cilëve jeta kështu u ka rrjedhur. Merrnin dhe dush. Shërbimi “banjë” për këta njerëz është një luks borgjezie, i cili gjatë dimrit zëvendëson lumin Danub.

Por, meqenëse sivjet çdo gjë është e ndryshme, njerëzit e pastrehë nuk kanë as ushqim të ngrohtë çdo ditë, as banjë. Të tilla janë kufizimet - njerëzit nuk ushqehen bashkë dhe nuk mblidhen në një distancë të afërt. Ushqimi i ngrohtë është i zëvendësuar me konserva, të cilat duhet t’u arrijnë për një javë  - fasule me salsiçe, mish të zier, pastete, peshk, sandviçë dhe supë. Në paket ka dhe dezinfektues me maskë. Vjet afro 48 veta kanë kërkuar ndihmë, kurse tani janë më shumë.

Zdravko është një nga njerëzit e pastrehë, ai ka çregullime të të parit, por akoma pret pension. Ai ka humbur shtëpinë e tij pas ndarjes me bashkëshorten. Meqenëse prej 10 vjetëve është pa shtëpi, jeton nëpër stolat  gjatë verës, kurse tani është vendosur në një bodrum.  

“Kam të njohur, kur ec nëpër qendër gjithë gjendet ndonjë të më japë ndonjë qindarkë. Unë mund të zgjasë dorën për lëmoshë - as nuk vjedh, as nuk mashtroj, as gënjej. Ka njerëz të cilët nuk japin, nuk mund ta kapësh nga fyti dhe t’i thuash – më jep” - tregon për fatkeqësitë e tij njeriu.

Dhe Vasili është i pastrehë prej shumë vjetëve. Ai ka mbetur në rrugë pas problemeve në familje dhe në shtëpi. Gjatë gjithë jetës së tij ai ka punuar në Hekurudhat Shtetërore Bullgare.

“Më shkurtuan nga puna, në moshën 60 vjeçare kush do të mbajë në punë, kush të kërkojë për punë. Kudo ku shkoj kur dëgjojnë sesa vjeç jam dhe me thonë - ne do të kërkojmë “.

Panajoti është shumë mirënjohës se merr ushqim, thotë: “Me rëndësi është se ndokush mendon për njerëz si ne”. Ai u sëmur dhe mbeti pa shtëpi.

“Kam një shok i cili thotë se nuk kam punuar vetëm si prift dhe kazanxhi. Mjeshtëritë e mia janë të shumta, kam punuar gjëra të ndryshme - por profesioni më kryesor është mjeshtër bukëpjekës”.

Vullnetarët nga Kryqi i Kuq  janë ata, të cilët u ndihmojnë njerëzve pa strehë. Antoaneta Jabanozova është ajo e cila i organizon:

Антоанета Ябанозова

“Këta janë njerëz mbi rregullat, ata nuk duan që të respektojnë rregullat, është normale, ne e pranojmë, nuk i gjykojmë , përkundrazi – respektojmë dëshirën e tyre të kenë një  mënyrë të tillë jetese. Mundohemi me aq sa mundemi t’i përkrahim, por është fakt, se ata me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë, disa prej tyre nuk e pranojnë, por me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë. Kemi dhe shumë persona të rinj, sot kishte tre të rinj dhe dje kishte akoma gjashtë të tjerë të rinj”.

Ndjeshmëria jonë ndaj njerëzve të pastrehë disi sikur u shua gjatë viteve të fundit. Sivjet çdo gjë është e ndryshme. Restorantet , personeli i të cilëve ndante mënjanë ndonjë kothere buke dhe një pjatë me jahni për dy-tre klientë, janë të mbyllur. Tani po punojmë nga shtëpia, por nuk duhet të lëmë që bujaria jonë po kështu të jetë në shtëpi, sepse në rrugë ka njerëz, njerëz si Zdravkoja, Vasili dhe Panajoti.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD