Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konferencë online kushtuar Ballkanit Perëndimor

Ministrja Zaharieva
Foto: mfa.bg

Në një forum online kushtuar Ballkanit Perëndimor dhe organizuar nga eurodeputeti Angell Xhambazki Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva nënvizoi se Bullgaria gjithmonë ka qenë një prej përkrahësve më të fortë të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, informoi BTA.

Ministrja Zaharieva siguroi se përkrahja ndaj vendeve nga Ballkani Perëndimor do të vazhdojë, por në të njëjtën kohë rikujtoi se ajo kurrë nuk ka qenë pa kusht.

Sipas Ministres së Jashtme Maqedonia e Veriut ka injoruar paralajmërimet per mosrespektimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë. Sipas Zaharievës Bullgaria mbetet e hapur për dialog dhe shprehu besim se ajo dhe kolegët e saj nga Shkupi do të gjejnë një mënyrë për të dalë nga kjo situatë.

“Viti që po shkon 2020 është një prej viteve më të rënda gjatë tërë historisë njerëzore dhe shpresoj se ai na ka dhënë një mësim të vlefshëm – se besimi, solidariteti dhe miqësia janë baza mbi të cilën duhet të formojmë marrëdhëniet”, vuri në dukje gjithashtu Zaharieva.
Në video-konferencën në fjalë eurokomisionarja Maria Gabriel paraqiti një “Program inovativ për Ballkanin Perëndimor”, i cili ka ambicien të japë një shtytje suplementare në fushën e studimeve shkencore, inovacioneve, arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit. Programi propozon qëllime konkrete, të cilat ta rritin kapacitetin e Ballkanit Perëndimor për të përballuar sfidat globale, duke përfshirë ato të lidhura me tranzicioinin ekologjik dhe digjital.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD

Nën 40% janë ata që dëshirojnë të votojnë për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..

botuar më 24-04-12 9.43.PD

Qeveria e përkohshme u betua në parlament

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..

botuar më 24-04-09 9.47.PD