Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krishtlindja hapi rrugën drejt shpëtimit të vërtetë

Foto: BGNES

Erdhi festa e shumëpritur, e kremtuar nga të gjithë të krishterët me respekt të thellë ndaj mrekullisë që Zoti na dërgoi në tokë përmes lindjes së djalit të tij. Çdo vit në këtë ditë njerëzit shprehin lutjet e tyre për shëndet, paqe dhe dashuri, për rritje shpirtërore, një jetë më të mirë dhe mirëkuptim.

Me lindjen e vet Krishti u mishërua në njeri për të na treguar me Ringjalljen se vdekja është e pafuqishme dhe se tani e tutje nëse e ndjekim rrugën e caktuar nga Ai do të kemi një jetë me bollëk... Lindja e Krishtit e hapi rrugën ku të ecim këtej e tutje drejt Shpëtimit të vërtetë - thotë Ati Angell Angellov në një intervistë për Radio Bullgarinë. Mund të mësoni më shumë për kuptimin e agjërimit si një sprovë vullneti, për misterin e Krishtlindjes dhe dritën që ajo na sjell, si një shfaqje e dashurisë së Zotit në artikullin "Krishtlindja – festa e dashurisë së Zotit" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

45 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov

Më 10 prill pasdite tre avionë do të fluturojnë mbi qytetin Lloveç për të dërguar një përshëndetje ajrore me rastin e 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar. Në datën e sotme në vitin 1979, në anijen kozmike “Sojuz 33” u krye..

botuar më 24-04-10 6.05.PD
Nënë Kadire nga Gora

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..

botuar më 24-03-29 1.10.MD

Fillojnë të Dyzetat e Shenjta

Sot fillon Kreshma e Madhe, më e gjata në kalendarin e Kishës Ortodokse. Javët e para dhe të fundit janë një agjërim i rreptë dhe përveç ushqimeve shtazore dhe qumështore, të cilat janë të përjashtuara gjatë gjithë periudhës së agjërimit, nuk..

botuar më 24-03-18 9.56.PD