Ka të ngjarë që nga data 1 janar 2024 bullgarët ta përdorin euron në vend, parashikoi shefi i Bankës Popullore Bullgare Dimitër Radev cituar nga Bloomberg TV Bulgaria. Aderimi i vendit në ERM2 do të përshpejtojë procesin e afrimit real të ekonomisë bullgare me atë të eurozonës dhe të të ardhurave me ato të mesme evropiane, tha Radev.
Interesat gjatë vitit 2021 do të mbeten në nivelet e njëjta si ato gjatë vitit2020. Në sfondin e krizës nga pandemia situata në sektorin bankar tani nuk është më e keqe nga ajo përpara krizës. Sektori bankar ka qenë i përgatitur mirë, banka qendrore ka ndërmarrë masa për mbi 4.5 mlrd euro, ndërsa vetë bankat veprojnë në mënyrë të arsyeshme dhe janë duke formuar rezerva, të cilat t’i ndihmojnë në përballimin sfidave edhe gjatë vitit 2021, vuri në dukje bankieri.Për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë, pyetja nuk është nëse, por kur. Një mendim të tillë e shprehu guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare /BNB/, Dimitër Radev, në konferencën në Sofje "Rruga evropiane e Bullgarisë - anëtarësimi në eurozonë:..
Me 149 vota "pro", 50 "kundër" dhe tre abstenime, parlamenti ratifikoi në lexim të parë Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe SHBA-së për bashkëpunimin për projektin e ndërtimit të një kapaciteti bërthamor në sheshin e Centralit Atomik Elektrik..
Inflacioni mujor për muajin shkurt, sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit, ka qenë 0.3%, raportoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën mars 2023 - shkurt 2024 krahasuar me periudhën mars 2022 - shkurt 2023 është..
Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura..