Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Donka Paprikova e cila ia përkushtoi jetën bamirësisë

4
Foto: arkiv personal

E mësuar që në një moshë të njomë të shikojë botën përmes syve të dhembshur, Donka Paprikova deri në fund të ditëve të saj u jep një qetësi të sëmurëve, të vetmuarve dhe të dëshpëruarve. Kurse pas rënies së komunizmit ajo ringjall traditën e hospiseve/azileve/ në të cilat njerëzit e moshuar marrin jo vetëm ushqim, por dhe një mbështetje se nuk janë duke ecur vetëm në rrugën e vet.  

Bamirësja lind gjatë vitit 1915 në një familje patriarkale të kryeqytetit me pesë fëmijë, në të cilën bamirësia është një pjesë nga edukata.

Familja e Donka Paprikovës

Gjatë periudhës së epidemisë së tmerrshme të tuberkulozit pas Luftës së Parë Botërore, nëna e saj Trajana kujdeset për të afërmit e sëmurë dhe shpie me vete dhe vajzën e vogël. “Në moshën parashkollore nuk e kam kuptuar sëmundjen dhe vdekjen, por nga sytë e përlotura të nënës sime u mësova të ndaj dhimbjet e të tjerëve”, kujtohet Donka Paprikova. Përgjithmonë ajo do të mbajë mend dhe fjalët e xhaxhait të vet - piktori Vladimir Dimitrov-Mjeshtri, se do të arrijë Zotin vetëm përmes veprave të mira.  

Me bamirësi Donka Paprikova mësohet në Shkollën Katolike “Santa Maria”, ku “murgeshat” gjermane dhe austriake e marrin gjatë vizitave tek nxënëset e sëmura. Pasi përfundon me nota të shkëlqyeshme, ajo ndjek studimet në gjuhën gjermane në Universitetin e Sofjes dhe shkenca sociale në Lucerne. Duke u kthyer në atdhe, fillon punë si një këshilltare sociale në fabrikë, por dy muaj më vonë ndërmarrja është e nacionalizuar. Që aty e tutje ajo u përkushton çdo një ditë të vet kujdeseve për jetimët, njerëzit e pastrehë dhe të sëmurët.  

Portret i Donka Paprikovës nga Vladimir Dimitrov-MjeshtriNë bazë të shembullit të vjehrrës së saj, e cila krijon një shtëpi për jetimët nga luftërat, gjatë vitit 1989, bashkë me disa shoqe, Donka Paprikova themelon shtëpi me emrin “Nënë Tereza” dhe me ndihmën e dhurimeve shpërndan ushqim nëpër shtëpitë e njerëzve të moshuar.  

“Përpara shumë viteve krijova një klub të pensionistit në shtëpinë time - tregon Donka Paprikova, zëri i të cilit ruhet në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare. Qëllimi im qe, që të mund të njihemi me fqinjët tanë, sepse njihemi nga pamja e jashtme, por nuk përshëndeteshim. Dhe po të jetë e duhur të mund të ndihmojmë njëri-tjetrin. Filluam të kujdesemi për të sëmurët, për të varfrit, për njerëzit në vuajtje. Në shtëpi kishte ardhur një vajzë e re dhe ajo më tha - Gjyshe Donka, ne u shpiem të sëmurëve një gjellë të thatë, kurse ata kanë nevojë  prej diçka të ngrohtë, por ku mund të gatuajmë? I thashë - në shtëpinë time. Dhe kështu filluam - me gatim. Por, unë doja që ne të ecnim nëpër gjurmët e Nënë Terezës, prandaj kemi invalidë, të sëmurë mendorë, fëmijë me fibrozë cistike, fëmijë në rruga. Por, më kryesorja janë njerëzit e moshuar. Shumë njerëz të panjohur, të cilët kishin dëgjuar nga jashtë se çfarë bënim, u aderuan dhe u bëmë më shumë se 70 veta - mes tyre shumë mjekë, madje dhe profesorë. Jemi kaq shumë, saqë nuk mund t’u japim punë të gjithëve që dëshirojnë të bëhen vullnetarë te ne, megjithëqë asnjë nuk merr para për punën që kryen”.

5 vjet më vonë shtëpia “Nënë Tereza” merr statusin e një shoqate bamirësie me emrin “Hospis Mëshira” dhe bëhet pasardhës natyror i organizatës me të njëjtin emërtim të vjehrrës së Donka Paprikovës. Kështu bamirësja krijon disa strehimore në të cilat kujdeset për njerëz të sëmurë terminal.

Donka Paprikova ikën nga kjo botë në moshën 91 vjeçe gjatë nëntorit të vitit 2006 duke na lënë shembullin e saj personal dhe mesazhin të kërkojmë shkëndijën e mirë në zemrën tonë.

“Çdo një duhet të ketë një buzëqeshje në gojë - këshillon ajo. Por, t’u buzëqeshim dhe atyre, të cilëve nuk do të donim t’u buzëqeshim. Dhe kur të buzëqesh njeriu, buzëqeshja të jetë shprehje e shpirtit dhe e zemrës.  Duhet të mundohemi të risim cilësinë e dashurisë, kurse me dashurinë vjen dhe paqja, dhe të gjitha anët e mira njerëzore.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD

Krasimir Karailiev nga Bratislava: Duhet ta mbrojmë Bullgarinë dhe t'ia tregojmë botës

Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..

botuar më 24-04-06 11.00.PD