Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Strehimet shpirtërore të vitit 2020

Kisha e Bojanës
Foto: BGNES

Viti 2020 që po përfundon ndryshoi fund e krye përfytyrimet për botën materiale në të cilën jetojmë. Sikur shtresat në sistemin tonë të vlerave u rirenditën që të kërkojmë gjërat e rëndësishme në jetë, të cilat na bëjnë njerëz. Atyre që e humbin drejtimin u ndihmojnë ndriçimtarët të cilët e morën misionin për t’u treguar atyre se kurrë nuk është vonë për të gjetur rrugën pasi bëjnë vepra të mira.

Të përkushtuar si në tempull, ashtu edhe në kauzën për të ndihmuar njerëzit në nevojë – kështu kryeprifti Serafim Janev e kupton misionin si klerik. Përveç kujdesit për nja dhjetë kisha, ai kontribuon edhe për hapjen e qendrave sociale, ndërsa për fëmijët çdo verë e hap portën e Manastirit Kremikovci “Shën Gjergji Fitimprurësi” ku është igumen. Ai përpiqet që t’u mësojë fëmijëve vlerat e përjetshme njerëzore. 

“Nga të gjithë ne varet se çfarë njerëzish do të jemi, si do të sillemi njëri me tjetrin dhe si do të jetojmë bashkë si shoqëri. Këto vlera  nuk janë të kota dhe do të na ndihmojnë  dhe neve personalisht, si dhe popullit tonë”. Kështu prifti Serafim e këshillon fëmijët.

Për veprat e tij të shumta të njerëzishme kryeprifti Serafim u nominua iluminist i vitit në fushatën kombëtare të Radios Kombëtare Bullgare. Tërë intervistën me kryepriftin Serafim Janev mund të lexoni KËTU.

Mirësia, mëshira dhe dashuria janë vlerat kryesore njerëzore të cilat hapin dyer dhe ngrohin edhe zemrat më të ftohura.

“Mirësia është në vet ne” është e bindur shkrimtarja Zdravka Evtimova. Tregimet dhe romanet e saj – lexohen dhe dekorohen në shumë vende të botës – ShBA, Britani të Madhe, Kanada, Francë, Greqi, Izrael, kohët e fundit edhe në Kinë.


“Kur njeriu e kthen anën e vet të mirë ndaj njerëzve, ai ngjall tek ata mirësi – beson shkrimtarja. –Ndjeshmëria dhe dashuria janë themeli mbi të cilin njerëzimi ka mbijetuar dhe po vazhdon të zhvillohet - pavarësisht lakmisë, zemërimit dhe të gjitha emocioneve negative. Kujtohuni sesi njerëzit në kampet e përqendrimit kanë gjetur një copë mollë dhe ia kanë dhënë atë ndonjë të sëmuri.” 

Ndjeshmëria për të sëmurët, të vuajturit dhe të varfëritë është ngulitur fuqimisht në traditat e krishtera. Besohet se në imazhin e të varfërit dhe të mjerit fshihet vet Shpëtimtari, i cili sprovon zemrat e besimtarëve. Në mesin e myslimanëve, kujdesi për të varfërit dhe dhënia e lëmoshës është veçanërisht e përhapur gjatë agjërimit në kohën e Ramazanit dhe Kurban Bajramit. “Në thelbin e vet Kurban Bajrami është një spastrim i fesë, nga të gjitha mangësitë dhe dyshimet, sqaron Vedat Ahmed, Kryetar i Këshillit të Lartë Mysliman në Bullgari.

Kurban do të thotë “afrim”. Pikërisht prandaj  feja islamike  ngulmon mbi këtë festë, duke dëshiruar që shoqëria jonë të jetë e bashkuar, në të gjithmonë të ketë mëshirë dhe dhembshuri.” Sivjet festa ishte më e ndryshme nga vitet e tjera për shkak të masave antiepidemike. Le të kujtojmë edhe këtë moment nga viti 2020 në botimin e Radio Bullgarisë “Kurban Bajrami – kohë për bamirësi dhe falje”.

Festa më e madhe e krishterë Ringjallja e Krishtit gjithashtu ishte e ndryshme sepse për frikën e infektimit disa u përmbajtën nga kungimi shpëtues. “Kisha gjithnjë ka shëruar jo vetëm shpirtrat e njerëzve por edhe trupin e tyre” – tha para Radio Bullgarisë prifti Vasilij Sarjan nga kisha e kryeqytetit “Shën Shpërfytyrimi i Zotit”.

Atë Vasilij u bëri thirrje njerëzve që të jenë të arsyeshëm dhe të ruhen nga vetë-sugjerimet. “Njeriu mund të sëmuret dhe të vdesë në se fillon të mendojë se është i sëmurë. Dhe përkundrazi me besim te Zoti në mënyrë të çuditshme njerëz me sëmundje të rënda shërohen. Besimi është një forcë dhe në se ne jemi të bindur, duke iu referuar ndihmës hyjnore, asgjë nuk mund të na vret!”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD