Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarja Diana Foteva dekoron pallate në Dubai

7
Foto: arkiv personal

Ajo kërkohet për shkak të stilit të saj unikal dhe ekskluziv.Bullgarja Diana Foteva dekoron shtëpi dhe pallate në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke i kthyer në vende të pazakonshme dhe të bukura për të jetuar. Tanimë 16 vjet me radhë Diana Foteva krijon kryevepra, duke e kapërcyer me një lehtësi kufirin midis artit figurativ dhe dekorimit.

Ajo ka mësuar mbishkrim mural dhe teknika monumentale në Akademinë Artistike Kombëtare në Sofje, vazhdon në degën e pikturimit në një nga universitetet më të mëdha për art dhe dizajn në Gjermani (Burg Giebichenstein Kunsthochschule Halle, Germany), kurse jetën e saj e ndryshon një film.

“Në një ditë me shi shikova në televizion një film për Dubain, i cili më bëri një përshtypje të madhe dhe unë vendosa se ky është vendi i realizimit tim- kujtohet Diana Foteva. Mundësia nuk vonoi shumë: erdha këtu dhe punova 6 muaj për një dekorues të njohur italian. Një vit më vonë, pasi përfundova studimet e mia në Gjermani, u ktheva dhe themelova firmën time.”

Tavane dekorative dhe suvatime speciale, freska, mbishkrime murale dhe kompozicione ornamentale - kjo është vetëm një pjesë nga numri i madh i shërbimeve, të cilat i propozon firma e Dianës. A është vështirë të fitohet vend në tregun e një shteti si Emiratet e Bashkuara Arabe?

“Meritën e madhe ia përkushtoj përgatitjes sime solide dhe polivalente profesionale, e cila më dallon dhe më nxjerr përpara shumë të tjerëve në tokën lokale - thotë Diana Foteva. Në vend të dytë, një premisë e rëndësishme për suksesin është aftësia të mund të llogarisësh situatën dhe vazhdimisht të adaptohesh dhe të përshtatesh me të. Dubai është vendi, i cili zhvillohet me ritme marramendëse kurse ne kishim fatin të vendosemi në një kohë, kur gjërat qenë akoma në fillimin e vet. Sot ndihem krenare të jem një pjesë nga kjo shoqëri dhe shumë mirënjohëse për mundësinë të shoqëroj këtë përparim të jashtëzakonshëm.”

Porositë e para të cilat i merr Diana janë për mure të veçanta dhe për tavane me flori. Jo pas shumë kohe kalon drejt interierit artistik dhe koncepteve të plota - si harta e pikturuar antike e botës në tavanin e një dhome për fëmijë, që të arrijë deri tek projektet e mëdha dhe të ndërlikuara:

“Objektet tona të fundit janë kryesisht hotele të luksit. Sivjet morëm pjesë në një projekt të arkitektes me famë botërore Zaha Hadid. Tani po përfundojmë top hotelin luks në biznes zemrën e Dubait - thotë bullgarja.

Por, mbase një nga projektet më emblematike, të cilat unë kam realizuar, qe në fermën private të shehut të ndier  Zajed bin Sulltan All Nahajan, themeluesi i federatës së Emirateve të Bashkuara Arabe, të trashëguar nga djali i tij shehu Tahnun në shkretëtirën Abu Debi. Banuesit vendas janë të arsimuar shumë mirë në lidhje me dizajnin, duke pasur parasysh mundësitë e tyre për të paguar si dhe mundësinë për të udhëtuar nëpër botë”.

Bullgaria nuk  i ka munguar Dianës, sepse ajo asnjëherë nuk e ka shkëputur lidhjen me atdheun. Por, a fut ndonjë gjë bullgare në krijimet e saj?

“Po patjetër! - është më se kategorike dekoratorja artistike Diana Foteva. Si nxënëse e shkollës bullgare të pikturimit, ajo projektohet në punimet e mia gjatë ndërtimit dhe formimit të mbishkrimeve murale, në pikturimet me ornamente, një prani serioze kanë motivet florale, por nuk mund të them se kufizohem me to. Gjithmonë kam pasur një afinitet dhe drejt artit evropianoperëndimor. Prandaj gjërat e mia janë një sintezë e pasur prej stileve evropiane, të ndrequra e të platitura me një shije shumë fine arabe...”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënkryetari i një bashkie shqiptare kërkon një jetë më të mirë për bullgarët në Shqipëri

Agron Nuredinaj prej disa muajsh është pjesë e administratës së re bashkiake të qytetit të Kukësit në veri të Shqipërisë. Qendra bashkiake është përgjegjëse edhe për fshatrat në rajonin e Gorës, ku një popullsi me origjinë bullgare dhe me vetëdije..

botuar më 24-02-03 7.30.PD
Çavdar Arnaudov

Çavdar Arnaudov: Në Radio Bullgaria, pata fatin të punoja me përkthyesit më të mirë nga dhe në frëngjisht

Radio Bullgaria në formën e saj origjinale u shfaq një vit e një muaj pas krijimit të Radios Bullgare, në atë kohë Radio Sofja. Radio Bullgaria që në fillimet e saj paraqet një imazh të ndryshëm dhe autentik të vendit tonë dhe në këtë rol të rëndësishëm..

botuar më 24-01-25 7.30.PD

Ellzhana Popova: "Në kinemanë italiane ekziston ende një imazh klishe i grave të Evropës Lindore"

Ajo është një nga aktoret bullgare më të fotografuara në vitet 80 të shekullit të 20-të. Ajo ishte gjithashtu pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar në Sofje me një prani të dukshme skenike. Ellzhana Popova është një legjendë për një brez të tërë bullgarësh...

botuar më 24-01-22 7.25.PD