Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një burrë i ri me paralizë cerebrale mbledh fonde për bamirësi

Foto: Zdravka Masljankova

Vitin e shtatë me radhë 36-vjeçari Georgi Simeonov nga qyteti Gorna Orjahovica (Bullgari Qendrore Veriore) u bë Gjyshi i Krishtlindjeve për të përkrahur një njeri në nevojë. Këtë herë bamirësia e tij është për të mbështetur një bashkëqytetar me kancer të stomakut.

Për veprat e tij të mira Georgi Simeonov u bë mbajtës i çmimit "Bullgar i denjë". Sipas tij, mrekullia e Krishtlindjes ekziston kur njerëzit u përgjigjen vuajtjeve të të tjerëve dhe hapin zemrat e tyre. Kauza e tij është për të mirën, dhe e mira gjithnjë fiton.