Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia shpalli një diplomat bullgar persona non grata

Foto: arkiv

Ambasadori i Bullgarisë në Federatën Ruse Atanas Krëstin u ftua në Ministrinë Ruse të Punëve të Jashtme. Atje, në një takim protokolli, atij iu dorëzua një notë me të cilin një diplomat bullgar nga ambasada shpallet persona non grata dhe duhej të largohet nga vendi brenda 72 orëve.

Masa u motivua si reciproke ndaj veprimeve të palës bullgare, e cila më 18 dhjetor shpalli një diplomat rus të akredituar në Sofje persona non grata për veprime të papajtueshme me statusin e tij, që përbën një krim sipas Kodit Penal.

Diplomati bullgar - Nënkolonel Mitko Borisov, Zëvendës Atashe Ushtarak në Ambasadën Bullgare në Moskë, do të përmbushë afatin e fundit për largimin e tij nga vendi, i cili fillon më 28 dhjetor në 2 pasdite sipas orës së Moskës, njoftoi Ministria e Jashtme Bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Gvozdejkov

Një ministër i përjashtuar nga PP do të koordinojë mbajtjen e zgjedhjeve më 9 qershor

Qeveria e përkohshme i besoi ministrit të transportit dhe komuinakiconeve Georgi Gvozdejkov koordinimin e aktiviteteve për përgatitjen teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të 9 qershorit. Zgjedhjet për PE dhe Kuvendin Popullor do të mbahen..

botuar më 24-04-12 10.44.PD
Rumen Radev (majtas) dhe Geoffrey Pyatt

Presidenti Rumen Radev mori pjesë në takimin e formatit "Tre Detet"

Presidenti Rumen Radev dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA Geoffrey Pyatt diskutuan perspektivat për zhvillimin e energjisë në Evropën Juglindore. Gjatë samitit të nëntë të Iniciativës "Tre Detet" në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius, Radev dhe Paiott..

botuar më 24-04-12 8.59.PD

Parashikimi i motit për 12 prillin 2024

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 7° dhe 12°, në Sofje rreth 7°. Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe në rajone të izoluara do të ketë reshje..

botuar më 24-04-11 7.30.MD