Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pensionet po vazhdojnë të rriten sipas “rregullores zvicerane”

Foto: bnt.bg

Pensionet e punës dhe pensionet sociale do të vazhdojnë të rriten sipas të ashtuquajturës "rregullore zvicerane" nga 1 korriku 2022 dhe 2023, përkatësisht me 5.5 dhe 5.6%. Kjo është shënuar në një analizë të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore për pandeminë Covid-19 dhe sistemin e sigurimeve shoqërore.

Kështu, nga 1 korriku 2022 pensioni minimal për kohëzgjatjen e shërbimit të punës dhe moshën do të arrijë 316,50 leva /162 euro/, ndërsa nga 1 korriku 2023 – 334,22 leva/ 171 euro/.

Pensioni social i pleqërisë do të arrijë 159 leva /81 euro/ nga 1 korriku i vitit 2022 dhe përkatësisht 165,68 leva /85 euro/ nga 1 korriku 2023.

Tavani i pensionit është 1.440 leva /716 euro/.

Informacioni është i reporteres Maria Kostova.

Më shumë nga rubrika

Nuk ka treg për trëndafilat vajore bullgare

40 për qind e masiveve të mbjella me trëndafila vajore do të mbeten të pambledhura. Në vjeshtë disa nga prodhuesit do të asgjësojnë plantacionet, parashikon Asociacioni i Prodhuesve të Trëndafilave. Arsyet janë mungesa e tregjeve, njoftoi BNR...

botuar më 21-05-14 12.47.MD

Biznesi mund të blejë rrymë elektrike nga BE-ja

Që nga 11 maji Bullgaria ka qasje të plotë në tregun e vetëm të integruar evropian të energjisë elektrike përmes platformës Day Ahead. Tani çdo biznes bullgar mund të blejë energji elektrike nga një vend i BE me një datë të dorëzimit të nesërmen...

botuar më 21-05-11 10.55.PD

Gjatë 10 viteve të fundit toka bujqësore në Bullgari është rritur 9%

Ekonomitë në Bullgari kanë rritur sipërfaqen e përdorur bujqësore me 9%. Këtë e tregojnë të dhënat paraprake të regjistrimit të ekonomive bujqësore gjatë vitit 2020, njoftoi Ministria e Bujqësisë. Në vitin 2010 sipërfaqja bujqësore ka qenë..

botuar më 21-05-08 8.05.PD