Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pensionet po vazhdojnë të rriten sipas “rregullores zvicerane”

Foto: bnt.bg

Pensionet e punës dhe pensionet sociale do të vazhdojnë të rriten sipas të ashtuquajturës "rregullore zvicerane" nga 1 korriku 2022 dhe 2023, përkatësisht me 5.5 dhe 5.6%. Kjo është shënuar në një analizë të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore për pandeminë Covid-19 dhe sistemin e sigurimeve shoqërore.

Kështu, nga 1 korriku 2022 pensioni minimal për kohëzgjatjen e shërbimit të punës dhe moshën do të arrijë 316,50 leva /162 euro/, ndërsa nga 1 korriku 2023 – 334,22 leva/ 171 euro/.

Pensioni social i pleqërisë do të arrijë 159 leva /81 euro/ nga 1 korriku i vitit 2022 dhe përkatësisht 165,68 leva /85 euro/ nga 1 korriku 2023.

Tavani i pensionit është 1.440 leva /716 euro/.

Informacioni është i reporteres Maria Kostova.