Pensionet e punës dhe pensionet sociale do të vazhdojnë të rriten sipas të ashtuquajturës "rregullore zvicerane" nga 1 korriku 2022 dhe 2023, përkatësisht me 5.5 dhe 5.6%. Kjo është shënuar në një analizë të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore për pandeminë Covid-19 dhe sistemin e sigurimeve shoqërore.
Kështu, nga 1 korriku 2022 pensioni minimal për kohëzgjatjen e shërbimit të punës dhe moshën do të arrijë 316,50 leva /162 euro/, ndërsa nga 1 korriku 2023 – 334,22 leva/ 171 euro/.
Pensioni social i pleqërisë do të arrijë 159 leva /81 euro/ nga 1 korriku i vitit 2022 dhe përkatësisht 165,68 leva /85 euro/ nga 1 korriku 2023.
Tavani i pensionit është 1.440 leva /716 euro/.
Informacioni është i reporteres Maria Kostova.Bullgaria do të mund të hyjë në Eurozonë kur të mbulohet kriteri i inflacionit. Kështu tha ministri i фinancave në dorëheqje Asen Vasilev në Kuvendin Popullor, gjatë diskutimeve lidhur me Holdingun Bullgar Energjetik. Vasilev vuri në dukje se..
Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...
Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e..