Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Trioja Helmuese” dhe “Ngrihu.BG” me deklaratë për pjesëmarrje në zgjedhje

Foto: БТА

Platforma civile “Ngrihu.BG” me kryetare ish Avokaten e Popullit Maja Manollova dhe bashkimi joformal “Trioja Helmuese” – iniciator i protestave gjatë disa muajve të fundit, nënshkruan një marrëveshje zyrtare për paraqitje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare 2021.

Ata shpallën se janë për demontimin dhe revizionin e qeverisjes së Kryeministrit Bojko Borisov dhe vendosën si prioritet bashkimin e formacioneve jashtëparlamentare, që të garantohet ndershmëria e votës, bëri të ditur reporterja Maria Fileva.