Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sita – pjesë e kultit ndaj diellit në traditën bullgare

Sitë ari, sitë mëndafshi...

Foto: arkiv

Dielli i hyjnizuar që nga kohërat antike u jep jetë të gjitha gjallesave në natyrë dhe e bën atë të rilindë vazhdimisht. Nën rrezet e tij çudibërëse të korrat piqen, frytet mbushen me lëngë, kafshët e porsalindura rriten dhe njerëzit e mirëpresin dhe e dërgojnë shfaqjen e tij me mirënjohje dhe shpresojnë të gëzojnë fuqinë e tij të hirshme përsëri dhe përsëri. Dielli është dritë, ndërsa drita simbolizon të mirën, dituritë, shpirtin. Formën e tij të rrumbullakët si një simbol hyjnor do ta shohim në mënyrën se si paraardhësit tanë ndërtuan vendbanimet e tyre, në trajektoren e turneve rituale, në formën e bukës... Ditëve të javës dhe të festave, buka nuk është vetëm pjesë e tryezës, zakoneve, jetës së bullgarit. Sipas besimeve tona tradicionale, buka shenjtëron gjithçka që prek edhe gjatë procesit të përgatitjes dhe shërbimit të saj. Një nga objektet e shenjta që këndohet në folklorin bullgar është sitja. Në bullgarisht, vetë emri lidhet me fjalët ngopje dhe të ngopur, dhe kështu - me pasurinë dhe prosperitetin. Sita është pjesë e shumë zakoneve dhe praktikave rituale bullgare. Përdoret për hedhjen e fallit, për magji, por edhe për thyerjen e magjive. Besohet gjithashtu se është një simbol i fillimit femëror. Për këtë ndihmës në shikim të parë të zakonshëm të amvisës mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë Mbush sitën, që të jetë plot e përplot viti” – sita në këngët, zakonet dhe praktikat magjike bullgare”.


Më shumë nga rubrika

Shën Thanasi – themeluesi i murgjërisë në Evropë

Më 18 janar, një ditë pas Ditës së Shën Andonit, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtesën e Shën Thanasit të Madh. Ai ka lindur gjatë vitit 295 pas Krishtit në kryeqytetin e Egjiptit Aleksandria. Në moshën 24 vjeçare është shuguruar dhjak nga kryepeshkopi..

botuar më 21-01-18 5.25.PD

Më 17 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ditën e Shën Andonit të Madh

Në jetëshkrimin e shenjtorit është shkruar se ai ka jetuar 20 vjet në vetmi të plotë në shkretëtirë. Ka arritur moshën 105 vjeç dhe një vit para vdekjes së tij ka marrë pjesë në luftën e Kishës kundër herezisë së arianëve, duke zhvilluar një diskutim të..

botuar më 21-01-17 6.15.PD

Itineraret e Rodopeve – një vizitë në fshatin Smiljan

Në qoftë se i pyesni bashkatdhetarët tanë se cila është gjella tipike bullgare përgjigja e zakonshme në shumicën e rasteve do të jetë “fasulja”. Çorba aromatike e fasules gjithmonë ka qenë pjesë e trapezës bullgare. Ndërsa lloji më i njohur i fasules..

botuar më 21-01-16 5.25.PD