Programi i ditës

Burrë të maskuar (kukeri) dëbuan forcat e liga në qytetin Razllog

Foto: BGNES

Sipas traditës ditën e parë të Vitit të Ri, burrë të maskuar të quajtur bullgarisht kukeri dëbuan forcat e liga, njoftoi BGNES. Goditja e daulleve dhe zhurma e zileve të shumta zgjoi banorët e qytetit Razllogut (Bullgari Jugperëndimore) herët në mëngjes. 

Pasi festivali lokal i kukerëve "Starçevata" u anulua këtë vit, kukerët vendosën të ndiqnin traditën, duke respektuar masat antiepidemike. Ata ecën nëpër rrugët e qytetit ndërsa banorët vendës i duartrokitën nga ballkonet dhe dritaret.

Shpërndarja e Covid-19 anuloi për herë të parë që prej dekadash lojërat tradicionale të burrave të maskuar në qytetet e Bullgarisë Jugperëndimore - Petriç, Razllog, Bansko, Simitli dhe Bllagoevgrad.


Më shumë nga rubrika

Millka Andreeva – një zë i artë nga Stranxha

Sivjet këngëtarja e njohur nga krahina folklorike e malit Stranxha Millka Andreeva shënon përvjetorin e 70 me suksese dhe çmime të merituara. Veçanërisht vlerësohet këndimi i saj i lashtë, i cili është një model i stilit të saktë të traditës së..

botuar më 21-11-19 10.46.PD

Qendra e patriotizmit dhe е dijes në “Luginën e Këmborëve” ka jubile

Sivjet Shkolla Kombëtare e Arteve Popullore në fshatin Shiroka Llëka në malin e Rodopeve hyri në jubileun e vet gjysmë shekullor. Me trajnimin e saj unik të profilizuar në këngën popullore, instrumentet tradicionale bullgare dhe vallet, ajo është..

botuar më 21-11-10 7.15.PD

Shën Dhimitër – mbrojtës dhe mrekullibërës

Në traditën bullgare Dita e Shën Dhimitrit është ndër festat më të respektuara dhe të dashura. Ortodoksia lindore kremton kujtimin e Shën Dhimitrit Mirovliti më 26 tetor. Në kalendarin popullor kjo ditë lidhet me kthesën e sezonit. Besohet se nga..

botuar më 21-10-26 9.15.PD