Programi i ditës

Burrë të maskuar (kukeri) dëbuan forcat e liga në qytetin Razllog

Foto: BGNES

Sipas traditës ditën e parë të Vitit të Ri, burrë të maskuar të quajtur bullgarisht kukeri dëbuan forcat e liga, njoftoi BGNES. Goditja e daulleve dhe zhurma e zileve të shumta zgjoi banorët e qytetit Razllogut (Bullgari Jugperëndimore) herët në mëngjes. 

Pasi festivali lokal i kukerëve "Starçevata" u anulua këtë vit, kukerët vendosën të ndiqnin traditën, duke respektuar masat antiepidemike. Ata ecën nëpër rrugët e qytetit ndërsa banorët vendës i duartrokitën nga ballkonet dhe dritaret.

Shpërndarja e Covid-19 anuloi për herë të parë që prej dekadash lojërat tradicionale të burrave të maskuar në qytetet e Bullgarisë Jugperëndimore - Petriç, Razllog, Bansko, Simitli dhe Bllagoevgrad.