Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet për Parlament – theksi në vitin politik 2021

Pas një viti të pazakontë që prej dekadash e këtej, gjatë pranverës së vitit 2021 në Bullgari priten zgjedhje të rëndësishme dhe mjaftë atraktive parlamentare. Pavarësisht nga protestat në vitin e Covid-krizës nuk u arrit në zgjedhje para afatit. Tani, disa muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, biseda për politikën e ardhshme në Bullgari ende është tepër e vështirë dhe e paqartë.

Çfarë dimë deri tani? Dëshirë për t’u bërë alternativë e qeverisjes së deritanishme të Bojko Borisovit kanë deklaruar disa nga figurat pak të harruara politike, si dhe figura publike, të cilët deri tani nuk kanë marrë pjesë në politikë. Një shembull i shkëlqyeshëm është Sllavi Trifonov – një figurë e shquar nga shou biznesi bullgar, i cili megjithë disa pengesa procesuale, gjatë vitit 2020 formoi projektin e vet politik. “Ka një shtet të tillë”.

Sllavi Trifonov

Mirëpo, deri tani përveç liderit dhe njerëzve rreth tij – skenaristët e shout të tij televiziv, nuk dihen personat e tjerë, të cilët eventualisht do të zënë vendet e para në listat partiake elektorale. Nuk shihet edhe ndonjë veprimtari serioze partiake. Mirëpo, megjithatë sociologët parashikojnë një shans serioz për Trifonovin dhe qëllimet e tij për pjesëmarrje në politikë.

Duke pasur ambicien për alternativë të qeverisjes së deritanishme, në vetë fundin e vitit të kaluar ish-Avokatja e Popullit Maja Manollova u bashkua me “Trion Helmuese”, e cila u bë e njohur gjatë protestave kundër pushtetit nga vera dhe vjeshta e vitit 2020 si organizatore e tyre.

Maja Manollova dhe Nikollaj Haxhigenov

Pasi nënshkruan marrëveshje për paraqitje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, të dyja palat shpallën se janë për “demontimin” dhe revizionin e qeverisjes së Bojko Borisovit, si dhe për bashkimin e përpjekjeve të formacioneve jashtëparlamentare, kështu qe të garantohen zgjedhje të ndershme. Çfarë janë shanset e Maja Manollovës dhe të trios, e cila përbëhet prej avokatit Nikollaj Haxhigenov, PR specialistit Arman Babikjan dhe skulptorit prof. Velisllav Minekov, do të jetë interesante ta kuptojmë, akoma më tepër duke pasur parasysh pakësimin e ndikimit të tyre mbi protestuesit kundër pushtetit në fund të vitit të kaluar.

Ndër pretenduesit për Parlamentin e ardhshëm është bashkimi “Bullgaria Demokratike” me lider Hristo Ivanov (i cili gjatë vitit 2020 mori pjesë në aksione të ndryshme origjinale si formë proteste) dhe formacioni i ri “Republikanët për Bullgarinë” i ish figurës së dytë në GERB Cvetan Cvetanov, i cili kritikon seriozisht ish-partiakët e tij.

Hristo Ivanov

“Kërcimin” në detin politik të afaristit Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubai, shumë analizator e karakterizuan si të çuditshëm, të guximshëm, madje joserioz. Nëpërmjet një video-mesazhi në Facebook para disa muajsh ai shpalli madje emrin e projektit të vet politik “Vera bullgare”. Sipas analizatorëve partia e shpallur nga Bozhkovi është me një fizionomi të paqartë ideore dhe më tepër konsiderohet si një lojë me mediat, sesa si një qëllim serioz.

Vasill Bozhkov

Krahas fytyrave dhe partive gjatë zgjedhjeve në pranverë do të deklarojnë dëshirë për qeverisjen e shtetit edhe lojtarët tradicionalë në politikën bullgare, të cilët aktualisht janë në opozitë – Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia që ka përkrahjen e turqve etnikë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari.

Duke pasur parasysh proceset e ndryshme të brendshme partiake analizatorët dyshojnë se socialistët mund të kenë sukses të madh zgjedhor gjatë pranverës. Është vështirë të parashikohet me saktësi edhe e ardhmja politike e “Patriotëve të Bashkuar”, të cilët tani janë pjesë e qeverisjes së vendit. Sa për DPS-në elektorati i partisë është i parashikueshëm dhe ka pak të ngjarë të ketë befasime.

Bojko Borisov

Prognozat sociologjike për partinë në pushtet GERB, e cila tashmë e qeveris vendin tri mandate me radhë, janë relativisht të mira. Ja përse sipas politologëve përbërja e parlamentit të ri mund të pasqyrojë një peizazh të copëtuar politik, gjë që pa dyshim do ta bëjë të vështirë formimin e një koalicioni të qëndrueshëm qeveritar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook, BGNES, arkiv, demokrati.bg, Gerb.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia nuk është e kënaqur me rekomandimin që Kosova të pranohet anëtare e APKE-së Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) ka dhënë opinion pozitiv për aplikimin e Kosovës për..

botuar më 24-03-29 2.34.MD
Automjeti luftarak i këmbësorisë amerikane

Kontroll i BNR-së: A po transportohen tanqe përmes territorit tonë në Ukrainë?

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, lëvizja e pajisjeve ushtarake në territorin e Bullgarisë shpesh ka shkaktuar komente dhe deklarata në hapësirën online, lidhur me shqetësimet për përfshirjen e Bullgarisë në veprimet ushtarake. Një vit më parë, për..

botuar më 24-03-27 7.20.PD

Radan Kënev për Parlamentin e ardhshëm Evropian dhe debatin e vonuar evropian në Bullgari

Pak muaj para zgjedhjeve evropiane, të cilat do të mbahen në të gjithë BE-në midis 6 dhe 9 qershorit, dhe në kontekstin e pasigurt politik bullgar, Radan Kënev, eurodeputeti nga grupi PPE (Partia Popullore Evropiane), i zgjedhur nga lista e DB-së..

botuar më 24-03-26 7.30.PD