“Zgjedhjet janë më 28 mars dhe nuk duhet të kërkohen justifikime për shtyrjen e tyre. Në qoftë se Presidenti do që t’i shtyjë, kjo është krejtësisht në të drejtat e tij, por nuk duhet të flasë se askush nuk mund t’i japë prognoza, sepse praktikisht nuk ekziston një njeri i tillë”, tha në Veliko Tërnovo Kryeministri Bojko Borisov.
“28 marsi është data e shpallur për zgjedhjet parlamentare. Po përgatitemi për këtë datë dhe po përgatisim edhe protokoll mjekësor. Në qoftë se ka njeri, i cili të japë prognozë se çfarë do të jetë situata më 28 mars, atëherë ai duhet të jetë shef i Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, komentoi Kryeministri, cituar nga gazeta “Trud”.
Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..
Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..
Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga..
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në..
Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve..
Agjencia Rregullatore Bërthamore ka lëshuar një leje për centralin atomik “Kozlloduj” për një kalim me faza në një lloj të ri të karburantit..