Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri mendon se po kërkohet shkas për shtyrjen e zgjedhjeve

Kryeministri Bojko Borisov
Foto: BGNES

“Zgjedhjet janë më 28 mars dhe nuk duhet të kërkohen justifikime për shtyrjen e tyre. Në qoftë se Presidenti do që t’i shtyjë, kjo është krejtësisht në të drejtat e tij, por nuk duhet të flasë se askush nuk mund t’i japë prognoza, sepse praktikisht nuk ekziston një njeri i tillë”, tha në Veliko Tërnovo Kryeministri Bojko Borisov.

“28 marsi është data e shpallur për zgjedhjet parlamentare. Po përgatitemi për këtë datë dhe po përgatisim edhe protokoll mjekësor. Në qoftë se ka njeri, i cili të japë prognozë se çfarë do të jetë situata më 28 mars, atëherë ai duhet të jetë shef i Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, komentoi Kryeministri, cituar nga gazeta “Trud”.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të jetë me diell. Në Bullgarinë Lindore do të ketë re të mesme dhe të larta. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore e cila do të dobësohet deri në mbrëmje. Temperaturat maksimale do të jenë nga 22 në 27 °, për rajonin e Sofjes -..

botuar më 21-09-24 6.25.MD

Eurodeputetët: Nuk morëm përgjigje nga Kryeprokurori

Deputetët nga grupi i monitorimit pranë Komisionit për të Drejtat dhe Liritë Civile pranë Parlamentit Evropian, të cilët janë për vizitë në vendin tonë , njoftuan se Kryeprokurori Ivan Geshev nuk u është përgjigjur pyetjeve të tyre. Ndër..

botuar më 21-09-24 6.08.MD

Tashmë publikohen edhe të dhëna për personat e imunizuar që kanë vdekur nga Covid-19, ose janë infektuar

Që nga sot Ministria e Shëndetësisë publikon në Portalin e Unifikuar të Informacionit edhe të dhëna për personat e vaksinuar që janë infektuar dhe kanë vdekur nga COVID-19. Të dhënat tregojnë se 59 (8.63%) nga 684 pacientët e sapo pranuar në..

botuar më 21-09-24 5.06.MD