Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri mendon se po kërkohet shkas për shtyrjen e zgjedhjeve

Kryeministri Bojko Borisov
Foto: BGNES

“Zgjedhjet janë më 28 mars dhe nuk duhet të kërkohen justifikime për shtyrjen e tyre. Në qoftë se Presidenti do që t’i shtyjë, kjo është krejtësisht në të drejtat e tij, por nuk duhet të flasë se askush nuk mund t’i japë prognoza, sepse praktikisht nuk ekziston një njeri i tillë”, tha në Veliko Tërnovo Kryeministri Bojko Borisov.

“28 marsi është data e shpallur për zgjedhjet parlamentare. Po përgatitemi për këtë datë dhe po përgatisim edhe protokoll mjekësor. Në qoftë se ka njeri, i cili të japë prognozë se çfarë do të jetë situata më 28 mars, atëherë ai duhet të jetë shef i Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, komentoi Kryeministri, cituar nga gazeta “Trud”.


Më shumë nga rubrika

Hapet Nata Evropiane e Shkencëtarëve

Edicioni i këtij viti i Natës Evropiane të Shkencëtarëve zhvillohet më 24 dhe 25 shtator 2021. Ngjarja synon të sjellë studiuesit më afër publikut dhe të tërheqë të rinjtë në karriera shkencore. Duke pasur parasysh epideminë COVID-19, Nata..

botuar më 21-09-24 9.45.PD

Rritje e dyfishtë e numrit të të vdekurve nga Covid-19 në ditë

1835 janë infektuar rishtas me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. 8.7% e 20 996 testeve të kryera janë pozitive, sipas faqes së internetit coronavirus.bg. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 401, në Plovdiv - 150, në Varna..

botuar më 21-09-24 9.30.PD

Parashikimi i motit për 24 shtatorin

Të premten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 5 dhe 10 °, në luginat e Bullgarisë Jugperëndimore dhe në fushat nënballkanike nga 1 deri në 3 °. Atje do të formohen ngricat e para. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të shpërndara...

botuar më 21-09-23 6.25.MD