Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kush është “hanxhiu” në llogaritë politike të partive

Foto: BGNES

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari janë në horizont. Me fillimin e vitit 2021 filloi një dinamikë e ndjeshme në strukturat politike. Presidenti Rumen Radev, i cili duhet me dekret të caktojë datën e zgjedhjeve parlamentare, filloi një seri konsultimesh  për zgjedhje parlamentare - të drejta, transparente dhe të parrezikshme  për shëndetin e qytetarëve.

Partia për të Drejtat dhe Liritë e njohur si balancuese në sferën politike e nisi vitin duke shpallur  përbërjen e byrosë së vet operative, që do të përgatisë fushatën zgjedhore. Këshilli Qendror i partisë miratoi dhe një deklaratë politike, në të cilën thuhet se zgjedhjet gjatë këtij viti do të jenë një provim për të gjitha partitë dhe për anëtarët e tyre si dhe simpatizantët: “Derisa drejtuesit janë një pjesë nga krizat, dhe jo nga vendimet, Bullgaria, do të mbetet prapa në zhvillimin e vet nga shtetet e tjera evropiane dhe gjithnjë e më vështirë do të gjejë një vend të denjë në regjion dhe në Evropë”.

Për “një fund të sundimit të juntës” dhe “rivendosjen e shtetit të mirëqenies” apeloi dhe oligarku Vasill Bozhkov, i cili duke u fshehur në Dubai, shpalli online se krijon një parti politike me emërtimin “Vera Bullgare”.

Si kundërvënie ndaj akuzave për dështim në trajtimin e pandemisë dhe krizës që shkaktoi ajo, drejtuesit nga partia GERB po e fillojnë vitin me një vetëdije të lartë dhe bindje. Vet kryeministri  Bojko Borisov deklaroi se pas muajve “do të dalë se Bullgaria në mënyrë më të drejtë ka drejtuar financat, ekonominë dhe masat shëndetësore gjatë kohës së krizës”.

“Koronavirusi do të jetë hanxhiu kryesor në llogaritë e të gjithëve”, komentoi vitin e ardhshëm zgjedhor sociologu Përvan Simeonov përpara Radios Kombëtare Bullgare. Sipas tij me rëndësi do të jetë taktika pas zgjedhjeve të pjesëmarrësve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe dalloi dy variante - të gjithë kundra partisë GERB ose një GERB të ringjallur:


“I pari është që të gjithë kundra partisë GERB, me fjalë të tjera të mund të mblidhet ajo që nuk mblidhet nën formën e një kabineti ekspert ose të programuar, i cili të realizojë dhe të kryejë një farë pune të zezë. Mbase me një mandat të kufizuar, kurse më pas vendi qetësisht  të shtrihet mbi shinat e reja. Partia GERB ngriti krye, patriotët po kështu - kryesisht rreth kazusit maqedonas VMRO është jashtëzakonisht aktive. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë po kështu po ngre krye - Erdogani e përkrah lëvizjen, gjë e cila do të thotë se po i lë mbrapa orvatjet për ta ndarë. Nëse nuk paraqitet një hapësirë e re për manovra për partinë GERB.Dhe këtu drejtohet pyetja tjetër e madhe - a do të ndryshojë partia GERB, a do të ndryshojë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë? Në qoftë se kjo është e mundur, do të ketë një pikëpyetje të madhe në kampin e së djathtës së qytetit - a do të pranojë ajo një GERB me një fytyrë më perëndimore, me fjalë të tjera nëse do të hyjë në koalicion me drejtuesit e tanishëm ose jo”.

Sipas Përvan Simeonovit, përpara protestave dhe koronakrizës Bojko Borisovi ka menduar që mandati i tij i tanishëm të jetë i fundit si kryeministër. “Viti 2020 qe viti , të cilin ai e përfytyronte si një përfitim historik, por rastisi pikërisht e kundërta. Pikërisht protestat dhe koronakriza  e zëmërojnë dhe e tërbojnë Borisovin të mendojë  për mandat tjetër drejtues, sepse ai do që të mbeten me të mirë në histori, kurse viti 2020 - nuk propozoi një mundësi të tillë”, mendon analizatori.

Ndaj këtij momenti studimi sociologjik i “Ekzaktes” vizatoi katër forca politike, të cilat me siguri  do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm. Por prognozat politike janë të vështira dhe sikurse e vetmja gjë e sigurt është që qeveria e ardhshme e Bullgarisë të jetë një koalicion.

“Në këtë etapë koalicioni, i cili mund të fitojë në zgjedhjet parlamentare gjatë pranverës nuk duket fare - secili mund të hyjë në koalicion me çdo një tjetër, madje partia e tanishme në opozitë Partia Socialiste Bullgare me partinë GERB - komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare analizatori docent Valentin Vacev.

Nga ana tjetër koalicioni i secilit me secilin duket krejtësisht jotërheqës. Shpjegimi është se në Bullgari nuk ekzistojnë shumica morale, politike dhe ideologjike, kurse kjo është një dobësi e thellë e elitës politike të arrijë deri në një pajtim mbi çështjet bazë.  Prandaj në këtë etapë asnjë konstruksion politik me karakter paraprak nuk duket i zbatueshëm”.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Ani Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov

Daniell Mitov refuzoi postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të jashtëm

Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..

botuar më 24-04-19 12.12.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Nuk e propozova Daniell Mitovin ministër të jashtëm

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe..

botuar më 24-04-18 4.16.MD
Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD