Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po vazhdojnë konsultimet e Presidentit Rumen Radev për sigurimin e zgjedhjeve të ndershme

Foto: BTA

Sot Kreu i Shtetit Rumen Radev do të takohet me përfaqësues të Këshillit Bashkiak pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Lidhjes Kombëtare të Bashkive. Takimet janë pjesë e konsultimeve në kuadrin e iniciativës së Presidentit për zhvillimin e një procesi transparent zgjedhor, i cili të garantojë të drejtën e votimit dhe shëndetin e qytetarëve gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Dje në Kallofer në një takim me anëtarë të Lidhjes Kombëtare të Bashkive Radev nënvizoi rëndësinë për t’u garantuar sigurimi logjistik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në kushtet e pandemisë edhe në vendbanimet e vogla.
Подкасти от БНР