Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masat antiepidemike japin "rezultate jashtëzakonisht pozitive"

Bojko Borisov: Me konsultimet presidenti lan duart për datën e zgjedhjeve

Foto: BTA

Kryeministri Bojko Borisov  e ndërpreu brifingun e rregullt të Ministrisë së Shëndetësisë për situatën e pandemisë në vend lidhur me koronavirusin, që të shprehet sa u përket deklaratave të presidentit Rumen Radev dhe konsultimeve të thirrura prej tij për datën e zgjedhjeve parlamentare.



“Shumë gjë e papastër është të kërkosh nga profesionistët e mjekësisë që të japin një parashikim për zhvillimin e pandemisë", komentoi kryeministri luhatjet e udhëheqësit të shtetit nëse vota të zhvillohet në datën eventuale të caktuar nga ai vet 28 mars. Bojko Borisovi pyeti po kështu se kush i dikton Rumen Radevit idenë për shtyrjen e zgjedhjeve në një moment, në të cilin partia GERB është forca e parë politike, sipas agjencive sociologjike. Kryeministri i përcaktoi konsultimet e thirrura nga presidenti me specialistët mjekësorë si një provë për larjen e duarve, aq më tepër se, treguesit për numrin e të infektuarve dhe të të vdekurve deri në këtë moment janë më të ulëtat që prej një muaji e këtej. “Mosmarrëveshja jonë nuk është politike, por një mosmarrëveshje e kotë lagjeje”, përgjithësoi kryeministri Borisov.

Sa i përket pandemisë, Borisovi i kualifikoi masat antiepidemike si “masat më të buta dhe më kursyese sa i përket psikikës së njerëzve” dhe në të njëjtën kohë “të cilat i japin mundësi ekonomisë të punojë mirë dhe të mund të mbulohen shpenzimet e mëdha nga koronakriza”.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë profesor Konstantin Angjellov masat kanë çuar deri në të dhëna jashtëzakonisht pozitive dhe tanimë në 3 krahina - Kërxhali, Razgrad dhe Gabrovo, numri i njerëzve të sëmurë nga koronavirusi është nën 120 në 100 mijë veta. Të shëruarit gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë dy herë më shumë nga rastet e rinj, tha ministri. Shtretërit e zënë në spitalet për pacientë me Covid-19 në një gjendje më të lehtë janë 32%, kurse për të pranuarit në repartet intensive-47%. 2833 mjekë në këtë moment janë me një infektim të koronavirusit nga përgjithësisht 9045 që nga fillimi i epidemisë.



Bullgaria zë vendin e 24 për nga sëmundshmëria në Bashkimin Evropian dhe vendin e tretë për nga vdekshmëria, njoftoi inspektori i përgjithshëm shtetëror docenti Angjell Kunçev.  



7900 veta deri në këtë moment janë vaksinuar kundra koronavirusit, informon kryetari i Shtabit Kombëtar të Vaksinimit profesori Krasimir Gigov. Tani për tani nuk ka të dhëna për ndikime anësore.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA, BGNES

Më shumë nga rubrika

Njerëzit ikin, por legjendat mbeten në fshatin Shishenci

Fshati Shishenci i rrethit të Vidinit ndodhet në pikën më veriperëndimore të Bullgarisë , vetëm 5 km nga kufiri bullgaro-serb. Sipas të dhënave më të vjetra, ai është themeluar në shekullin e XIX-të nga Gjyshi Shishko nga Teteven, me të cilin janë..

botuar më 21-04-17 7.10.PD

Dy raste të mutacionit të Covid-19 në Bullgarinë Veriore

“Tek dy gra në Bullgarinë Veriore me variantin britanik të Covid-19 u zbulua një mutacion i cili është në fillimin e proteinës spike në thumb“, informoi në brifingun e autoriteteve shëndetësore profesori Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare mbi..

botuar më 21-04-16 3.48.MD

Në Ditën e Kushtetutës Presidenti përshëndeti juristët

Presidenti Rumen Radev përshëndeti juristët dhe nëpunësit gjyqësorë në Bullgari me rastin e festës së tyre profesionale. Kreu i shtetit bëri thirrje që të jenë të palëkundur në mbrojtjen e ligjit, të luftojnë pa kompromis kundër padrejtësisë,..

botuar më 21-04-16 9.33.PD