Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rite interesante shoqërojnë Ditën e Gjyshes Mami

Foto: BGNES

Dita e Gjysheve Mami, e cila bie në 8 janar, është një nga festat e mëdha popullore kushtuar grave. Kjo ditë është pjesë e pandarë e triadës së festave të quajtura bullgarisht Vodici, bashkë me dy festat e tjera të cilat e paraprijnë – e Pagëzimit të Zotit Jisu Krisht e cila bie më 6 janar, e Joan Pararendësit dhe Pagëzor – më 7 janar. Të gjitha këto ditë janë të lidhura me ujin, me bekimin e ujit dhe me larjen rituale. Mirëpo, më 8 janar, në Ditën e Gjyshes lahen vetëm mamitë ose gratë e moshuara të cilat i ndihmojnë nuset në lindjen.

Si shumë festa të tjera popullore, Dita e Gjyshes Mami kremtohen në dy ditë - më 8 janar dhe më 21 janar sipas stilit të vjetër.

Ndryshe nga dy festat e tjera, Dita e Pagëzimit të Zotit Jisu Krisht dhe Dita e Joan Pararendësit dhe Pagëzor, të cilat janë të regjistruara si në kalendarin kishtar, ashtu edhe në atë popullor, Dita e Gjyshes Mami ka prejardhje pagane.  Për traditat e lidhura me Ditën e Gjyshes Mami mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë “Dita e Gjyshes – rite popullore për nder të mamive”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD