Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjashtë filma reklamues për qytetin Ballçik “përgatisin“ turistët për verën e vitit 2021

Foto: Facebook / qytetit Ballçik

Një nga qytetet tona më të bukura turistike në bregdetin verior të Detit të Zi tanimë po mendon sesi mund të tërheq më shumë miq gjatë verës së vitit 2021. Për këtë qëllim, administrata vendore ka përgatitur gjashtë video promovime kushtuara qytetit dhe kureshtjeve të tij natyrore dhe kulturore.

Në to do të shikojmë fotografi ajrore dhe nëndetëse të bregdetit, fushat me livandë rreth qytetit Ballçik, rezervatin  “Balltata” pyllin më verior e më të dendur në Evropë dhe pasurinë  e llojeve shtazore në fermën lokale të gjuetisë, njoftuan nga bashkia.

Një itinerar i posaçëm në video i është kushtuar “Pallatit” - ish rezidenca verore e mbretëreshës rumune Maria dhe kopshtin botanik me një koleksion unikal të kaktuseve.

Në videot reklamuese gjallërojnë po kështu dhe kalaja mesjetare e hershme nga antikiteti i vonë në qytetin Ballçik, si dhe fushat për golf rreth qytetit detar, sheshin e akullit në qytezën turistike aty pranë Kranevos, fushat për tenis në vendpushimin “Allbena” si dhe objekte të tjera sportive.  

Të gjashtë filmat do ta popullarizojnë qytetin Ballçik në online hapësirën në pritje të stinës së re verore. Tre të parat tanimë janë të vëna në rrjet.

Shikoni një prej tyre:


Më shumë nga rubrika

Vendpushimi Albena

Vendpushimi “Albena” ishte i pari që mori stikerin "100% të vaksinuar"

Vendet turistike në Bullgari me staf të vaksinuar do të marrin stiker "100% të vaksinuar", njoftoi në një konferencë shtypi në Albena Ministrja e Turizmit Stella Balltova. Pushimorja e parë që mori një stiker të tillë është Albena. Në vendpushim ka..

botuar më 21-06-10 7.29.MD

Me një vëmendje të shtuar pranë rezervuarëve gjatë sezonit të verës

Në muajt e ngrohtë të verës turistët kërkojnë freski buzë detit ose rreth lumenjve të bukur malorë dhe digave. Që të mund të ndihen të pa rrezikuar pranë rezervuarëve të shumtë të pa mbrojtur në vend, “njerëzit mund të pushojnë buzë tyre, por në..

botuar më 21-06-10 10.16.PD

Parashikueshmëria, vaksinimi masiv, hotelet kovid, apo si ta shpëtojmë verën turistike 2021?

Në këtë moment turistët kërkojnë një siguri më të madhe dhe parashikueshmëri. Ata gjithnjë e më pak ndikohen nga çmimet, nga atraksionet suplementare, cilësia e shërbimit si dhe nga faktorë të tjerë, të cilat paracaktonin sjelljen e tyre përpara..

botuar më 21-06-08 12.38.MD