Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjashtë filma reklamues për qytetin Ballçik “përgatisin“ turistët për verën e vitit 2021

Foto: Facebook / qytetit Ballçik

Një nga qytetet tona më të bukura turistike në bregdetin verior të Detit të Zi tanimë po mendon sesi mund të tërheq më shumë miq gjatë verës së vitit 2021. Për këtë qëllim, administrata vendore ka përgatitur gjashtë video promovime kushtuara qytetit dhe kureshtjeve të tij natyrore dhe kulturore.

Në to do të shikojmë fotografi ajrore dhe nëndetëse të bregdetit, fushat me livandë rreth qytetit Ballçik, rezervatin  “Balltata” pyllin më verior e më të dendur në Evropë dhe pasurinë  e llojeve shtazore në fermën lokale të gjuetisë, njoftuan nga bashkia.

Një itinerar i posaçëm në video i është kushtuar “Pallatit” - ish rezidenca verore e mbretëreshës rumune Maria dhe kopshtin botanik me një koleksion unikal të kaktuseve.

Në videot reklamuese gjallërojnë po kështu dhe kalaja mesjetare e hershme nga antikiteti i vonë në qytetin Ballçik, si dhe fushat për golf rreth qytetit detar, sheshin e akullit në qytezën turistike aty pranë Kranevos, fushat për tenis në vendpushimin “Allbena” si dhe objekte të tjera sportive.  

Të gjashtë filmat do ta popullarizojnë qytetin Ballçik në online hapësirën në pritje të stinës së re verore. Tre të parat tanimë janë të vëna në rrjet.

Shikoni një prej tyre:


Më shumë nga rubrika

7 muze të pazakontë që duhet të vizitoni

Nëse jeni kureshtarë dhe dëshironi të njihni Bullgarinë jashtë klisheve të zakonshme turistike, ju rekomandojmë të vizitoni muzetë e mëposhtëm, të cilat do t'ju befasojnë dhe do të pasurojnë idetë tuaja rreth traditave bullgare dhe trashëgimisë..

botuar më 21-05-30 11.25.PD

“Flamuri blu” për 13 plazhe bullgare sivjet

13 plazhe nëpër bregdetin bullgar pranë Detit të Zi morën dekoratën “Flamuri blu”. Mes tyre janë 3 plazhet në vendpushimin “Sllënçev Brjag”, plazhet e qytezës pushimore “Djuni” dhe këto në lokalitetin “Arkutino”. “Flamuri blu” është një çmim..

botuar më 21-05-30 7.15.PD

Filluan itineraret letrare nëpër Sofje

Edicioni i tretë i udhëtimit letrar nëpër vendet emblematike për kulturën tonë në kryeqytet filloi me një tregim për dy nga revistat më të mëdha letrare bullgare që përpara më shumë se një shekulli -“Misëll”/ “Mendimi”/ dhe trashëgimtari i tij..

botuar më 21-05-29 9.15.PD