Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sherif Halil Pasha ndërtoi Tombul Xhaminë nga pendimi

Foto: Radio Shumen

Pas më shumë se dhjetë vjet pune Xhamia Tombul tërheq përsëri vëmendjen me shkëlqimin e saj që nga ndërtimi në vitin 1744. Arkitektura e tempullit mysliman të vendosur në qytetin Shumen është e ndikuar nga stili oriental "tulipani", i cili përfshin elemente të Barokut Francez.

Xhamia më e madhe tek ne u ndërtua me dhurime të Sherif Halil Pashës – pasha e fshatit Madara dhe prandaj mban emrin e tij. Legjenda tregon, se Sherif Halil Pasha ngriti këtë tempull mysliman nga pendimi, sepse shfaqi vrazhdësi në lidhjet me babanë e tij i cili pak pas kësaj u nda nga jeta.

Shtëpia e lutjes dallohet për çatinë e saj me kupolë, e cila ishte e vetmja në atë kohë. 99 shkallare të brendshme guri të rregulluara në mënyrë spirale çojnë në minaren e lartë 40 m, ndërsa kolonat nga pallati i khanëve të parë bullgarë në Pliska shërbejnë si kolona mbështetëse të xhamisë.

Tombul Xhamia është në listën e 100 Objekteve Kombëtare Turistike. Në se dëshironi të mësoni më shumë për këtë monument lexoni botimin “Restaurimi i Tombul Xhamisë, ose një histori e shkurtër për tempullin, kohën dhe njerëzit”.



Më shumë nga rubrika

Shën Thanasi – themeluesi i murgjërisë në Evropë

Më 18 janar, një ditë pas Ditës së Shën Andonit, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtesën e Shën Thanasit të Madh. Ai ka lindur gjatë vitit 295 pas Krishtit në kryeqytetin e Egjiptit Aleksandria. Në moshën 24 vjeçare është shuguruar dhjak nga kryepeshkopi..

botuar më 21-01-18 5.25.PD

Më 17 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ditën e Shën Andonit të Madh

Në jetëshkrimin e shenjtorit është shkruar se ai ka jetuar 20 vjet në vetmi të plotë në shkretëtirë. Ka arritur moshën 105 vjeç dhe një vit para vdekjes së tij ka marrë pjesë në luftën e Kishës kundër herezisë së arianëve, duke zhvilluar një diskutim të..

botuar më 21-01-17 6.15.PD

Itineraret e Rodopeve – një vizitë në fshatin Smiljan

Në qoftë se i pyesni bashkatdhetarët tanë se cila është gjella tipike bullgare përgjigja e zakonshme në shumicën e rasteve do të jetë “fasulja”. Çorba aromatike e fasules gjithmonë ka qenë pjesë e trapezës bullgare. Ndërsa lloji më i njohur i fasules..

botuar më 21-01-16 5.25.PD