Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U azhurnua Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Tomisllav Donçev
Foto: arkiv

Bullgaria është gati me versionin e dytë të përmirësuar të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të cilin do t'i paraqesë Komisionit Evropian. Këtë e deklaroi në një uebinar mbi Paktin e Gjelbër dhe transformimin digjital Zëvendës Kryeministri Tomisllav Donçev, njoftoi BTA.

Plani ka 4 shtylla. E para është "Bullgaria inovative", ku ka investime të mëdha në arsim dhe inovacione. “Bullgaria e Gjelbër” përfshin projekte të efikasitetit energjetik. “Bullgaria e lidhur” përfshin një pjesë e madhe e investimeve në transport dhe digjitalizim. Shtylla e katërt është “Bullgaria e ndershme”. Atje, një pjesë e madhe e investimeve janë në sferën sociale dhe kujdesin shëndetësor. Ajo që është e re në plan është se tani ai është shumë më i orientuar drejt biznesit, tha Donçev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri në detyrë përshëndeti takimin në Sofje të Forumit Ekonomik të Vjenës

Ne jemi garanci e stabilitetit në rajon, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në mirëseardhjen e tij në “Forumin Ekonomik të Vjenës – Takim në Sofje 2024”, transmeton BTA. Jemi duke u përballur me sfida që janë pasojë e pandemisë dhe e..

botuar më 24-04-22 10.38.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD