Deputetët u mblodhën pas pushimeve të tyre 3-javëshe të Krishtlindjes për seancën e fundit plenare të legjislaturës së 44-të. Forcat politike prezantuan përparësitë e tyre deri në fund të mandatit më 26 mars.
GERB i bëri thirrje Presidentit Rumen Radev të marrë vendim për datën e zgjedhjeve. Kryetarja e grupit GERB Daniella Daritkova, tha se “kriza shëndetësore dhe zbutja e pasojave të saj ekonomike janë përparësia e vetme e mundshme në situatën aktuale”.
“Sot, demokracia është në rënie, ekonomia është në kolaps, tensionet në shoqëri po rriten, ndarjet po thellohen. Kriza kovid bëri më e dukshme që sistemi i kujdesit shëndetësor nuk është i reformuar. Ne do të kujtojmë vitin 2020 si vit i shpenzimeve pa kriter”, tha udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Mustafa Karadajë.
Bullgaria është ndër vendet që kanë arritur marrëveshje për Covid - pasaportat Bullgaria është ndër 13 vendet - anëtare të BE-së, që arritën..
Bullgarët janë të ndarë sa i përket idesë për “pasaportat e vaksinimit” Bullgarët janë ende të ndarë në lidhje me idenë e të ashtuquajturve..
Këshillat e ekspertëve në vend – prej imunologësh, virologësh, kardiologësh dhe specialistësh të tjerë, do të shprehin qëndrimin e tyre urgjent për..