Sipas traditës banuesit e fshatrave të Pernikut dhe sivjet do të ndezin zjarre rituale, që të shënojnë festën “Surva”. Tradita, e cila është një pjesë e trashëgimisë botërore kulturore të UNESKO-s, urdhëron që banuesit vendas të maskohen në natën e 13 duke u gdhirë 14 janari, kur shënohet festa e Shën Vasilit sipas stilit të vjetër. Për shkak të epidemisë nga koronavirusi në Pernik nuk do të zhvillohet festivali ndërkombëtar me të njëjtin emër të lojërave të maskaradës.
“Surva” e sivjetshme do të jetë më e ndryshme-jo vetëm e errësuar nga virusi korona, por dhe nga stuhia e ujit e cila përmbyti vendbanime të shumta. Prandaj dhe survakarët do të dalin me maskat e veta frikësuese, që të mundohen me një vallëzim të zjarrtë të dëbojnë koronavirusin si dhe të gjitha gjërat e këqija. Në nanurisjet e tyre ata do të kërkojnë më tepër shëndet gjatë Vitit të Ri. Grupet e survakarëve (djem që shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar Vitin e Ri) do të parakalojnë nëpër rrugët e caktuara paraprakisht dhe do të trokasin nëpër dyert e disa shtëpive, por pa hyrë brenda në to. Nuk lejohet dhe bashkimi i survakarëve nga fshatrat e veçanta.
Rekomandimet e sigurisë të përgatitura nga Inspektorati Rajonal Shëndetësor iu janë dorëzuar kryetarëve të komunave. 150 administratorë me jelekë reflektues do të ndjekin për respektimin e rregullave kundra epidemiologjike nga publiku. Do t’u ndahen po kështu një mijë maska mbrojtëse pjesëmarrësve në këtë rit tradicional.
“Surva” është festa më e madhe dimërore në rrethet e qytetit Pernik i cili gjendet fare afër kryeqytetit (në Bullgarinë Perëndimore). Gjatë natës së Shën Vasilit dëbohet e keqja dhe hapen dyert përpara së mirës. Besohet se sa më të frikshme janë maskat, kaq më e fortë është forca e tyre magjike.
Akoma për traditat e festës mund të lexoni KËTU dhe KËTU.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv EPA/BGNES
Ditën e festës kombëtare të Bullgarisë – 3 marsi, iniciativa “Zgjimi me valle” do të grumbullojë për të gjashtin vit me radhë energjinë pozitive të bullgarëve te ne dhe nëpër botë. Mijëra "tanët" në kënde të ndryshme të planetit do të hedhin valle..
Në traditat bullgare muaji shkurt është muaji i vreshtarëve dhe i prodhuesve të verës. Fillimi i muajit shkurt vë fillimin dhe të krasitjes së vreshtave. Dikur krasitja rituale e degës së parë të hardhisë është bërë më 14 shkurt, kur sipas stilit të..
Lidhja e bullgarit me atdheun e tij dhe ndjenja e përkatësisë është e ngulitur gjenetikisht. Ajo bëhet akoma më e fortë, nëse provokohet prej rrethanave të caktuara. Të shumtë janë shembujt në folklor, në histori dhe në letërsi të cilët..