Sipas traditës banuesit e fshatrave të Pernikut dhe sivjet do të ndezin zjarre rituale, që të shënojnë festën “Surva”. Tradita, e cila është një pjesë e trashëgimisë botërore kulturore të UNESKO-s, urdhëron që banuesit vendas të maskohen në natën e 13 duke u gdhirë 14 janari, kur shënohet festa e Shën Vasilit sipas stilit të vjetër. Për shkak të epidemisë nga koronavirusi në Pernik nuk do të zhvillohet festivali ndërkombëtar me të njëjtin emër të lojërave të maskaradës.
“Surva” e sivjetshme do të jetë më e ndryshme-jo vetëm e errësuar nga virusi korona, por dhe nga stuhia e ujit e cila përmbyti vendbanime të shumta. Prandaj dhe survakarët do të dalin me maskat e veta frikësuese, që të mundohen me një vallëzim të zjarrtë të dëbojnë koronavirusin si dhe të gjitha gjërat e këqija. Në nanurisjet e tyre ata do të kërkojnë më tepër shëndet gjatë Vitit të Ri. Grupet e survakarëve (djem që shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar Vitin e Ri) do të parakalojnë nëpër rrugët e caktuara paraprakisht dhe do të trokasin nëpër dyert e disa shtëpive, por pa hyrë brenda në to. Nuk lejohet dhe bashkimi i survakarëve nga fshatrat e veçanta.
Rekomandimet e sigurisë të përgatitura nga Inspektorati Rajonal Shëndetësor iu janë dorëzuar kryetarëve të komunave. 150 administratorë me jelekë reflektues do të ndjekin për respektimin e rregullave kundra epidemiologjike nga publiku. Do t’u ndahen po kështu një mijë maska mbrojtëse pjesëmarrësve në këtë rit tradicional.
“Surva” është festa më e madhe dimërore në rrethet e qytetit Pernik i cili gjendet fare afër kryeqytetit (në Bullgarinë Perëndimore). Gjatë natës së Shën Vasilit dëbohet e keqja dhe hapen dyert përpara së mirës. Besohet se sa më të frikshme janë maskat, kaq më e fortë është forca e tyre magjike.
Akoma për traditat e festës mund të lexoni KËTU dhe KËTU.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv EPA/BGNES
Pak pas euforisë rreth Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, u vjen radha parakalimeve të kukerëve. Të veshur në lëkura, me maska të frikshme dhe këmborë, kukerët shkojnë kudo nëpër vend që të dëbojnë shpirtrat e këqij. Kjo është një nga traditat më mistike..
Kukerë nga fshati Çergan, rrethi i qytetit Jamboll, janë në kopertinën e numrit të janarit të revistës "National Geographic" për Bullgarinë, njoftoi kryetari i bashkisë Gjeorgji Gjeorgjiev. Grupi i kukerëve është themeluar gjatë vitit të largët 1938..
Më 14 janar bashkësia e romëve në Bullgari kremton festën e saj më të madhe – Ditën e Shën Vasilit, ose Bango Vasil – Vasili i Çalë. Festa është e njohur si “Viti i Ri i Romëve” dhe kremtohet nga të gjithë romët – pavarësisht nga feja e tyre...
Popullsia e fshatit Baniçan, në Bullgarinë Jugperëndimore, numëron më pak se 600 veta, por banuesit e tij me të drejtë krenohen me historinë,..