Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Survakarët do të dëbojnë koronavirusin në fshatrat e Pernikut

Foto: arkiv EPA/BGNES

Sipas traditës banuesit e fshatrave të Pernikut dhe sivjet do të ndezin zjarre rituale, që të shënojnë festën “Surva”. Tradita, e cila është një pjesë e trashëgimisë botërore kulturore të UNESKO-s, urdhëron që banuesit vendas të maskohen në natën e 13 duke u gdhirë 14 janari, kur shënohet festa e Shën Vasilit sipas stilit të vjetër. Për shkak të epidemisë nga koronavirusi në Pernik nuk do të zhvillohet festivali ndërkombëtar me të njëjtin emër të lojërave të maskaradës.


“Surva” e sivjetshme do të jetë më e ndryshme-jo vetëm e errësuar nga virusi korona, por dhe nga stuhia e ujit e cila përmbyti vendbanime të shumta. Prandaj dhe survakarët do të dalin me maskat e veta frikësuese, që të mundohen me një vallëzim të zjarrtë të dëbojnë koronavirusin si dhe të gjitha gjërat e këqija. Në nanurisjet e tyre ata do të kërkojnë më tepër shëndet gjatë Vitit të Ri. Grupet e survakarëve (djem që shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar Vitin e Ri) do të parakalojnë nëpër rrugët e caktuara paraprakisht dhe do të trokasin nëpër dyert e disa shtëpive, por pa hyrë brenda në to. Nuk lejohet dhe bashkimi i survakarëve nga fshatrat e veçanta.

Rekomandimet e sigurisë të përgatitura nga Inspektorati Rajonal Shëndetësor iu janë dorëzuar kryetarëve të komunave. 150 administratorë me jelekë reflektues do të ndjekin për respektimin e rregullave kundra epidemiologjike nga publiku. Do t’u ndahen po kështu një mijë maska mbrojtëse pjesëmarrësve në këtë rit tradicional.  

“Surva” është festa më e madhe dimërore në rrethet  e qytetit Pernik i cili gjendet fare afër kryeqytetit (në Bullgarinë Perëndimore). Gjatë natës së Shën Vasilit  dëbohet e keqja dhe hapen dyert përpara së mirës. Besohet se sa më të frikshme janë maskat, kaq më e fortë është forca e tyre magjike.

Akoma për traditat e festës mund të lexoni KËTU dhe KËTU.

Përpiloi: Diana Cankova 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv EPA/BGNES


Më shumë nga rubrika

Rite interesante shoqërojnë Ditën e Gjyshes Mami

Dita e Gjysheve Mami, e cila bie në 8 janar, është një nga festat e mëdha popullore kushtuar grave. Kjo ditë është pjesë e pandarë e triadës së festave të quajtura bullgarisht Vodici, bashkë me dy festat e tjera të cilat e paraprijnë – e Pagëzimit të..

botuar më 21-01-08 6.10.PD

Festojmë ditën e Shën Joan Pararendësit dhe Pagëzor

Dita e quajtur Ivanovden është një nga festat më të respektuara dimërore bullgare në ciklin e Vitit të Ri. Kjo është dita, në të cilën Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e profetit të fundit të Dhiatës së Vjetër Shën Gjon Pagëzori, i cili pagëzoi..

botuar më 21-01-07 7.05.PD

Sot është Dita e Bekimit të Ujit! Të jemi plotë shëndet dhe të na ecë si nëpër ujë!

Sot është një festë e madhe e Zotit, e shënuar akoma gjatë shekullit të 2 nga kalendari i ri. Deri në shekullin e 4 kisha e feston bashkë me Lindjen e Krishtit, kurse festa e përgjithshme është quajtur Epifania /Dita e Bekimit të Ujit/. Më vonë është..

rinovuar më 21-01-06 10.05.PD