Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 312

Foto: Ministria e Shëndetësisë

Mbërriti dërgesa e parë e vaksinës së Kompanisë "Moderna"

Dërgesa e parë me 2400 doza të vaksinës kundër Covid-19 te Kompanisë Farmaceutike Amerikane “Moderna” është tashmë në Bullgari. Kjo u njoftua gjatë një seance qeveritare nga Kryeministri Bojko Borisov. Ai urdhëroi Ministrin e Shëndetësisë të dorëzojë vaksinat në kohën e duhur.

“Sa më herët përfundon pandemia, aq më mirë, sepse harxhohen shumë para në muaj”, komentoi Kryeministri.

Vendi ynë ka porositur gjithsej gjysmë milion doza të vaksinës “Moderna”. Sasia kryesore pritet të arrijë në prill dhe korrik.

Mësuesit do të testohen me teste antigjeni për Covid-19

Mund të ketë ndryshim të masave anti-epidemike jo më herët se shkurti, tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov gjatë pranimit të vaksinave të para kundër Covid-19 nga prodhuesi “Moderna”. Do të analizojmë se çfarë është sëmundshmëria reale nga Covid-19 ndër mësuesit, që të vendosim se kur dhe nëse ata të kthehen në shkollë.

Kjo do të ndodhë nëpërmjet një testimi masiv të mësuesve nga data 25 janar. Atëherë fillon edhe faza e dytë e vaksinimit, e cila do të përfshijë edhe azilet dhe mësuesit, transmetoi BTA.

Kemi gatishmëri për të imunizuar edhe pjesëmarrësit në komisionet zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare, vuri në dukje Ministri.

Numri i njerëzve të shtruar në spital me Covid-19 ra nën 4000

Për herë të parë që nga fillimi i nëntorit, numri i pacientëve me Covid-19 të trajtuar në spitalet është nën 4000, njoftoi BTA.

Në 24 orët e fundit, 750 raste të reja të koronavirusit janë identifikuar nga 9647 teste të kryera. Më shumë raste pozitive ka në Sofje - 156 dhe Burgas - 65. Gjatë së njëjtës periudhë 47 persona vdiqën dhe 2706 u shëruan. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit.

Deri më tani 3945 persona me virusin e ri ndodhen në spital, nga të cilët 367 janë në njësitë e kujdesit intensiv.

Për 24 orët 1 619 njerëz u vaksinuan dhe gjithsej 15 780 njerëz morën të parën nga dy dozat e vaksinës që nga fillimi i fushatës së imunizimit.

Survakarët do të dëbojnë koronavirusin në fshatrat e Pernikut

“Surva” e sivjetshme në rrethin e Pernikut (më 13 dhe 14 janar) do të jetë më e ndryshme-jo vetëm e errësuar nga virusi korona, por dhe nga stuhia e ujit e cila përmbyti vendbanime të shumta. Prandaj dhe survakarët do të dalin me maskat e veta frikësuese, që të mundohen me një vallëzim të zjarrtë të dëbojnë koronavirusin si dhe të gjitha gjërat e këqija. Në nanurisjet e tyre ata do të kërkojnë më tepër shëndet gjatë Vitit të Ri. Grupet e survakarëve (djem që shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar Vitin e Ri) do të parakalojnë nëpër rrugët e caktuara paraprakisht dhe do të trokasin nëpër dyert e disa shtëpive, por pa hyrë brenda në to. Nuk lejohet dhe bashkimi i survakarëve nga fshatrat e veçanta. Më shumë hollësi mund të lexoni KËTU.

Bullgaria dhe Shqipëria janë duke shqyrtuar furnizime eventuale të vaksinave kundër Covid-19

Bullgaria ka marrë vendim politik për të studiuar mundësitë për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19 për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të Partneritetit Lindor, ndër të cilat është edhe Shqipëria. Këtë e tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov gjatë takimit të tij me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Sofje Donika Hoxha, transmetoi BTA. Takimi u zhvillua me kërkesë të Ambasadës së Shqipërisë në Bullgari.

Ndihma do të mund të realizohet pasi plotësohen nevojat e Bullgarisë në përputhje me marrëveshjet e arritura me Komisionin Evropian, ka nënvizuar Ministri.

Të dyja palat janë marrë vesh për të bashkëpunuar mbi logjistikën e furnizimeve të vaksinës.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD
Blloku i pestë e centralit atomik

Agjencia Rregullatore Bërthamore licencon karburantin bërthamor të “Westinghouse” për centralin atomik “Kozlloduj”

Agjencia Rregullatore Bërthamore ka lëshuar një leje për centralin atomik “Kozlloduj” për një kalim me faza në një lloj të ri të karburantit bërthamor RWFA të prodhuar nga “Westinghouse” për njësinë 5. Procesi i kalimit në llojin e ri të..

botuar më 24-04-22 2.51.MD