Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Shqipëria janë duke shqyrtuar furnizime eventuale të vaksinave kundër Covid-19

Ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha
Foto: arkiv

Bullgaria ka marrë vendim politik për të studiuar mundësitë për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19 për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të Partneritetit Lindor, ndër të cilat është edhe Shqipëria. Këtë e tha Ministri bullgar i Shëndetësisë Kostadin Angellov gjatë takimit të tij me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Sofje Donika Hoxha, transmetoi BTA. Takimi u zhvillua me kërkesë të Ambasadës së Shqipërisë.

Ndihma do të mund të realizohet pasi plotësohen nevojat e Bullgarisë në përputhje me marrëveshjet e arritura me Komisionin Evropian, ka nënvizuar Ministri.

Të dyja palat janë marrë vesh për të bashkëpunuar mbi logjistikën e furnizimeve të vaksinës.


Më shumë nga rubrika

Fëmijët bullgarë jashtë vendit mësojnë në 43 shkolla të së dielës në 6 kontinente

Gjithsej 373 shkolla të së dielës të cilat organizojnë procesin mësimor për fëmijët bullgarë jashtë vendit këtë vit shkollor. Ato janë në 43 vende në 6 kontinente. Në to studiojnë gjithsej 34 296 nxënës dhe studentë të ardhshëm, njoftoi Ministria e..

botuar më 21-12-08 6.26.MD

Studentët festojnë sot, por këmbëngulin për forma të reja organizimi të procesit mësimor

Rreth 200 mijë persona studiojnë në 52 universitete në qindra specialitete në vendin tonë. Dhe siç e dikton tradita - 8 dhjetori është një ditë feste. Një historik i vogël i festës Ideja për të pasur një festë të veçantë në Bullgari,..

botuar më 21-12-08 1.05.MD

A e ka forcuar pandemia dëshirën tonë për të ngrënë shëndetshëm?

Covid kriza e ka rritur konsumin e ushqimeve biologjike midis 10 dhe 20% në shtetet e ndryshme, tregon  Federata Evropiane e  Lëvizjeve të Bujqësisë Organike. Megjithatë, në Bullgari nuk ka të dhëna për këtë se sa dhe çfarë ushqimesh bio blihen. Sipas..

botuar më 21-12-08 7.45.PD
Подкасти от БНР