Bullgaria ka marrë vendim politik për të studiuar mundësitë për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19 për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të Partneritetit Lindor, ndër të cilat është edhe Shqipëria. Këtë e tha Ministri bullgar i Shëndetësisë Kostadin Angellov gjatë takimit të tij me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Sofje Donika Hoxha, transmetoi BTA. Takimi u zhvillua me kërkesë të Ambasadës së Shqipërisë.
Ndihma do të mund të realizohet pasi plotësohen nevojat e Bullgarisë në përputhje me marrëveshjet e arritura me Komisionin Evropian, ka nënvizuar Ministri.
Të dyja palat janë marrë vesh për të bashkëpunuar mbi logjistikën e furnizimeve të vaksinës.
Veshjet e 24-vjeçares Desisllava Tosheva rezultuan të ishin një ngjarje botërore pasi stilistja e lindur në Llom u prezantua në showroom-in e modës së..