Masat kundra epidemike kanë sjellë rezultate jashtëzakonisht të mira, shpalli në brifingun e sotëm ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov.Në 15 rrethe të vendit sëmundshmëria është ulur në 150 veta nga 100 mijë, derisa numri i të shëruarve është tre herë më i madh nga ky i të infektuarve. Po vihet re dhe një besim i rritur ndaj vaksinave nga ana e mjekëve.
Bullgaria renditet në vendin e 27 në Bashkimin Evropian për nga numri i të sëmurëve nga koronavirusi dhe në vendin e 9 për nga vdekshmëria, njoftoi inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angjell Kunçev. Sa i përket testimit të njerëzve, kemi treguesit mesatarë për kontinentin.
Sipas kryetarit të Shtabit Operativ Kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski ka një shtim të qytetarëve të cilët kanë dëshirë që të imunizohen.Deri në këtë moment janë vaksinuar 17 mijë veta. Po vazhdon dhe tendenca për pakësimin e numrit të të sëmurëve me Covid-19 nëpër spitale, tha akoma ai. 32% nga shtretërit për pacientë pa ndërlikime janë të zëna dhe 44% për njerëzit në repartet intensive.
“Kemi vaksina të mjaftueshme për të gjithë qytetarët bullgarë”, komentoi ministri i shëndetësisë pohimet e politikanëve, se vaksinat nuk arrijnë.Ai theksoi se çështja me pandeminë dhe imunizimin kundra koronavirusit nuk duhet të politizohet. Sa i përket idesë që anëtarët e komisioneve zgjedhore të vaksinohet, profesori Kostadin Angjellov rikujtoi se ky është një akt vullnetar dhe shtoi se përpjekjet duhet t’u drejtohen anëtarëve të seksioneve mobile, të cilët do të hyjnë në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit nën karantinë.
Etapa e dytë e imunizimit do të fillojë gjatë ditës së hënë, tha akoma ministri. Që nga java tjetër do të rivendoset pjesërisht arsimi praktik i nxënësve dhe i studentëve.Parashikohet po kështu rivendosje e pranimit të planifikuar dhe e operacioneve të planifikuara nëpër spitale.Këta pacientë do të pranohen me një test negativ antigjeni, i cili do të bëhet falas në spitalin përkatës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES. BTA
Gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë në Bullgari mbi 650 000 veta e kanë shënuar islamin fe të tyre. Nesër ata do ta presin muajin e shenjtë për myslimanët Ramazan. Gjatë kësaj kohe myslimanët do të agjërojnë shpirtërisht dhe..
Pothuajse të gjithë 50 maturantët që mbarojnë shkollën e mesme në Bosilegrad dëshirojnë të vazhdojnë arsimin në një nga universitetet në Bullgari. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të kryer ndër maturantët në të vetmen shkollë të..
Hapësira e madhe e braktisur në qendër të kompleksit të banimit “Trakia” në qytetin Plovdiv do të kthehet në një lagje të brezit të ri, pa automobila. Deri në fund të muajit prill planifikohet gërmimi i parë. Kureshtarja është se në territorin mbi..
Më 20 prill në vitin e largët 1906, një dekret i Mbretit Ferdinand shënoi fillimin e aviacionit bullgar përmes krijimit të Departamentit të..
Çifti i parë i pelikanëve kaçurrelë ( Pelecanus crispus ), i cili në mars ndërtoi fole në rezervatin e Danubit "Srebërna", ka një brez të ri. Pelikanët..
Gjatë ditës së fundit të punës nga java e kaluar qeveria në dorëheqje paraqiti në Kuvendin Popullor një projekt-plan për rindërtimin e Bullgarisë...