Masat kundra epidemike kanë sjellë rezultate jashtëzakonisht të mira, shpalli në brifingun e sotëm ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov.Në 15 rrethe të vendit sëmundshmëria është ulur në 150 veta nga 100 mijë, derisa numri i të shëruarve është tre herë më i madh nga ky i të infektuarve. Po vihet re dhe një besim i rritur ndaj vaksinave nga ana e mjekëve.
Bullgaria renditet në vendin e 27 në Bashkimin Evropian për nga numri i të sëmurëve nga koronavirusi dhe në vendin e 9 për nga vdekshmëria, njoftoi inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angjell Kunçev. Sa i përket testimit të njerëzve, kemi treguesit mesatarë për kontinentin.
Sipas kryetarit të Shtabit Operativ Kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski ka një shtim të qytetarëve të cilët kanë dëshirë që të imunizohen.Deri në këtë moment janë vaksinuar 17 mijë veta. Po vazhdon dhe tendenca për pakësimin e numrit të të sëmurëve me Covid-19 nëpër spitale, tha akoma ai. 32% nga shtretërit për pacientë pa ndërlikime janë të zëna dhe 44% për njerëzit në repartet intensive.
“Kemi vaksina të mjaftueshme për të gjithë qytetarët bullgarë”, komentoi ministri i shëndetësisë pohimet e politikanëve, se vaksinat nuk arrijnë.Ai theksoi se çështja me pandeminë dhe imunizimin kundra koronavirusit nuk duhet të politizohet. Sa i përket idesë që anëtarët e komisioneve zgjedhore të vaksinohet, profesori Kostadin Angjellov rikujtoi se ky është një akt vullnetar dhe shtoi se përpjekjet duhet t’u drejtohen anëtarëve të seksioneve mobile, të cilët do të hyjnë në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit nën karantinë.
Etapa e dytë e imunizimit do të fillojë gjatë ditës së hënë, tha akoma ministri. Që nga java tjetër do të rivendoset pjesërisht arsimi praktik i nxënësve dhe i studentëve.Parashikohet po kështu rivendosje e pranimit të planifikuar dhe e operacioneve të planifikuara nëpër spitale.Këta pacientë do të pranohen me një test negativ antigjeni, i cili do të bëhet falas në spitalin përkatës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES. BTA
Korriku i vitit 2021 është afati përfundimtar deri në të cilin vendet-anëtare të Bashkimit Evropian duhet të aplikojnë në praktikë ndalimin për përdorimin e një pjese nga prodhimet e plastikës për përdorim të njëhershëm. Zëvendësimi i enëve për..
Radio Bullgaria anketoi bullgarë me banim nga jashtë me pyetjen se çfarë Bullgaria presin pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 4 prill. Filli Ladgman që prej vitesh jeton në Melburn të Australisë. Ajo është gazetare dhe drejtuese e programit..
Më 4 prill në Bullgari u zhvilluan zgjedhje për Legjislaturën e 45-të të Kuvendit Popullor. Gjatë protestave të verës në vitin 2020 kundër qeverisë të rinjtë ishin forca kryesore lëvizëse. Çfarë presin të rinjtë nga pushtetarët e ardhshëm të cilët do..
Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ Andon Balltakov i dërgoi një letër Kryeministrit Bojko Borisov, duke e pyetur se pse..
Pavarësisht nga masat kundra epidemiologjike dhe nga koha më e freskët gjatë kësaj pranvere, kryeqytetasit i përmbushin rrugët, parqet dhe kopshtet, duke..
Presidenti Rumen Radev përshëndeti juristët dhe nëpunësit gjyqësorë në Bullgari me rastin e festës së tyre profesionale. Kreu i shtetit bëri..