Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 313

Foto: arkiv

Situata në Bullgari në lidhje me Covid-19 po përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme

Masat kundra epidemike kanë sjellë rezultate jashtëzakonisht të mira, shpalli në brifingun e sotëm ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov. Në 15 rrethe të vendit sëmundshmëria është ulur në 150 veta nga 100 mijë, derisa numri i të shëruarve është tre herë më i madh nga ky i të infektuarve. Po vihet re dhe një besim i rritur ndaj vaksinave nga ana e mjekëve. Bullgaria renditet në vendin e 27 në Bashkimin Evropian për nga numri i të sëmurëve nga koronavirusi dhe në vendin e 9 për nga vdekshmëria, njoftoi inspektori shëndetësor shtetëror docenti Angjell Kunçev. Sa i përket testimit të njerëzve, kemi treguesit mesatarë për kontinentin. Më shumë hollësi mbi temën mund të lexoni KËTU.

Për nga numri i vaksinave të vendosura Bullgaria është e krahasueshme me Finlandën, Çekinë dhe Holandën

Deri tani në Bullgari janë vendosur 17 038 vaksina. Kështu për nga numri i të vaksinuarve Bullgaria mund të krahasohet me vende si Finlanda, Çekia dhe Hungaria. Në Bullgari në çdo 1000 veta ka 2 të vaksinuar. Këtë e tha para BNT-së prof. Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Ngjitëse dhe Parazitare, i cili është gjithashtu anëtar i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit. Sipas tij ka shumë të ngjarë që “shtami britanik” të haset edhe në Bullgari, gjë për të cilën ka të dhëna të tërthorta. Prof. Kantarxhiev prognozoi një ulje serioze të numri të të infektuarve gjatë verës edhe për shkak të vaksinave të vendosura. Sipas fjalëve të tij vazhdimësia e imunitetit të marrë kundër Covid-19 vazhdon rreth 7-8 muaj.

Filloi imunizimi kundër Covid-19 me vaksinën Moderna

Imunizimi kundër Covid-19 me vaksinën e kompanisë amerikane Moderna filloi këtë mëngjes në Bullgari në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Majçin Dom” /“Shtëpia e Nënës”/ në Sofje. Dje mbërriti një dërgesë me 2400 doza të kësaj vaksine. Të gjithë ata do të shpërndahen në Sofje. 4 000 doza të tjera priten në fund të muajit, të cilat do të drejtohen në rajone të tjera të vendit. Imunizimi me këtë vaksinë kërkon dy doza në intervale prej 28 ditësh.

535 janë rastet e reja të Covid-19 në Bullgari

Rastet e reja të koronavirusit në Bullgari janë 535 nga 7570 teste të kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit në mesnatë. Mostrat pozitive janë 7.07% e të gjithë të testuarve. Rastet më të reja janë në Sofje - 116. Pasojnë Plovdiv dhe Varna, përkatësisht me 45 dhe 41 raste. 3094 njerëz u kuruan nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 70 njerëz vdiqën. 3681 persona janë shtruar në spital, nga të cilët 348 janë në njësitë e kujdesit intensiv. Rastet aktive janë 58,425. Që nga fillimi i pandemisë në Bullgari janë regjistruar gjithsej 210 416 raste të koronavirusit. Shumica e tyre - 20.46%, janë në grupmoshën 50-59 vjeç.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD