Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Integrimi i Shkupit në Bashkimin Evropian vetëm në mirëbesim

Në Athinë ministri i jashtëm maqedonas Bujar Osmani u takua me homologun e tij grek Nikos Dendias. Ai u pranua dhe nga presidentja e Greqisë Katerina Sakelaropoulou dhe nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Në bisedime është ripohuar përkrahja greke për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Është nënvizuar  se kriteri bazë  është respektimi i parimeve të fqinjësisë së mirë. Është shqyrtuar plani për zbatimin e Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik. Dendias ka deklaruar se nuk mund të lejohet krijimi i një boshllëku në sigurinë e Ballkanit Perëndimor, sepse ai mund të plotësohet shumë lehtë nga forcat jo-evropiane, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.

Arrestime në Serbi për pastrim parash në bazë të një projekti ndërkufitar me Bullgarinë

Më 14 janar u arrestuan disa punonjës të administratës komunale në qytetin Surdulica. Qyteti ndodhet në rajonet kufitare juglindore të Serbisë, ku ka popullsi bullgare. Arrestimet u bënë nga Drejtoria Antikorrupsion në qytetin e Nishit. Mes të arrestuarve është dhe kryetari i këshillit bashkiak, transmetoi agjencia serbe TANYUG. Akuzat janë për shpërdorim  gjatë zbatimit të projekteve mbi programin evropian për bashkëpunim evropian dhe për larje të parave të pista gjatë kryerjes së projekteve.Sipas hetuesve, gjatë vitit 2014 të arrestuarit kanë pranuar ofertën e një firme, e cila ka qenë me 29 000 euro më e lartë nga ajo alternative.

Turqia është gati “të kthejë në rrugën e duhur” marrëdhëniet e veta me Bashkimin Evropian

Në Ankara, përpara ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, presidenti turk Rexhep Erdogan ka shprehur gatishmëri për “kthimin në rrugën e duhur” të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Erdogan ka theksuar se pasiguria në rritje pas Brexit mund të kapërcehet vetëm me zënien e vendit të merituar nga Turqia në familjen evropiane. “Në duart tona është që ta kthejmë vitin 2021 në një sukses për marrëdhëniet Bashkim Evropian -Turqi”, ka vënë në dukje Erdogan. Fjalimi i tij vjen, pasi ishte shpallur se më 25 janar në Stamboll po rinovohen bisedimet studimore midis Turqisë dhe Greqisë mbi mosmarrëveshjen për kërkimin e hidrokarbureve në Mesdhe. “Duhet ta kthejmë Mesdheun Lindor në një pellg të bashkëpunimit, i cili do të shërbejë interesat tona afatgjata”, ka nënvizuar Erdogan.

Rumunët janë tërhequr nga ofertat për ski pushime në Bullgari

Bullgaria e hap stinën turistike gjatë vitit 2021 me oferta për ski pushime, të cilat nuk janë për t’u humbur, shkruan gazeta rumune “Adevarul”. Kërkimi i ski pushimeve në Bullgari rritet vazhdimisht pas daljes së vendit nga lista e shteteve me një rrezik të rritur epidemiologjik, ve në dukje botimi dhe shton se një pjesë e madhe e turistëve bëjnë rezervime sot për nesër. Sipas të dhënave të “Adevarul” deri në këtë moment më shumë rezervime për ski pushime në Bullgari janë bërë për mesin e muajit janar dhe për pushimet e ndërmjetme të nxënësve në Rumani në periudhën 30 janar - 7 shkurt. Në hotelet janë të hapura dhe SPA qendrat, në të cilat turistët mund të pushojnë pas ditës së kaluar në pistë, shkruan “Adevarul”.

Greqia propozon një certifikatë evropiane për vaksinim gjatë udhëtimeve

Me një letër drejtuar Komisionit Evropian kryeministri Kyriakos Mitsotakis propozon që të futet një vërtetim për vaksinimin, gjë e cila lehtëson udhëtimin midis vendeve në Bashkimin Evropian. Certifikata do të vërtetojë se personi është i vaksinuar kundra Covid-19. “Në mënyrë të ngutshme duhet të arrihet një pajtim për këtë sesi të formohet dokumenti, kështu që të mund të pranohet nga të gjitha vendet,” vë në dukje Mitsotakis. Ai shpreson që çështja të shikohet dhe të shqyrtohet në Këshillin Evropian më 21 janar. Kryeministri grek shënon se rivendosja e lëvizjes së lirë është prioriteti bazë, por Greqia nuk do t’i bëjë vaksinat të detyrueshme ose vaksinimi të jetë kusht për udhëtim dhe për të hyrë në vend. Shënohet se të vaksinuarit, duhet të jenë të lirë për të udhëtuar. Sipas Mitsotakisit certifikata po kështu do t’i shtyjë njerëzit që të vaksinohen.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: ЕPА/BGNES, vranjenews.rs, Reuters, vaycay.ro, schengenvisainfo.com


Më shumë nga rubrika

Përbërja e qeverisë së përkohshme është gati

Kandidati për kryeministër të përkohshëm Dimitër Gllavçev ia prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme kreut të shtetit Rumen Radev dhe përfaqësuesve të forcave politike në Kuvendin Popullor, pa BSP-në. Kryeministri - Dimitër Glavçev..

botuar më 24-04-05 11.12.PD

Autorizimet e ndryshuara të presidentit dhe situata e ndërlikuar pas zgjedhjes së një kryeministri në detyrë

Bullgaria nisi rrugën drejt zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare brenda tre viteve. Kjo u bë e qartë pasi të tre mandatet për formimin e qeverisë iu kthyen presidentit të paplotësuara. Deri para pak kohësh, në rreshtat e..

botuar më 24-04-02 2.05.MD

Marrëdhëniet bullgaro-rumune midis erës së ndryshimit dhe inercisë

Marrëdhëniet bullgaro-rumune janë duke u forcuar, pasi ekziston një kontekst ndërkombëtar dhe vullnet politik në një nivel të lartë në të dy vendet për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Ka kaluar një vit që kur presidentët Rumen Radev dhe Klaus Iohannis..

botuar më 24-04-01 7.30.PD