Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 314

Foto: BTA

Bullgaria u ka dërguar 5 prodhuesve kërkesa për Covid-vaksina për 6 mln. veta

2.3 mln. veta, ose 36% e popullsisë së Bullgarisë, pa fëmijët deri në moshën 16 , mund të vaksinohen gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, njoftoi BGNES, duke cituar qendrën e shtypit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria merr pjesë në kërkesat për të gjitha vaksinat, për të cilat Komisioni Evropian ka marrëveshje të lidhura. Dikasteri njofton se Bullgaria u ka dërguar kërkesa 5 prodhuesve për Covid-vaksina për 6 mln. veta, duke marrë parasysh faktin se të gjitha vaksinat janë prej dy dozash.

Gjatë gjysmës së parë të vitit do të plotësohet dëshira e të gjithë personave nga grupet e riskut për t’u vaksinuar, duke përfshirë këtu dhe njerëzit e moshës mbi 65 vjeç, dhe do të mund të fillojë edhe vaksinimi i kategorive të tjera të popullsisë, vunë në dukje nga Ministria.

Masat 60/40 dhe 80/20 kanë ruajtur vendet e punës të mbi 300 000 bullgarëve

Në fund të vitit 2020 papunësia në Bullgari ka qenë 6.7%. Gjatë dhjetorit masat e rrepta kufizuese për shkak të pandemisë tashmë ishin në fuqi. Një sërë biznesesh përsëri mbetën të mbyllura, por papunësia në krahasim me nëntorin nuk është rritur, njoftoi Agjencia e Punësimit. 6.7% është vlera më e ulët e regjistruar pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme më 13 maj 2020. Në krahasim me dhjetorit e 2019-ës papunësia është rritur me 0.8%. Të papunët e regjistruar kanë qenë 220 292, gjë që sipas bazës vjetore përbën një rritje me 25 577 veta, transmetoi BTA.

Që nga maji deri në dhjetor masat anti-krizë kundër pasojave të pandemisë 60/40 dhe 80/20 kanë ruajtur vendet e punës të mbi 300 000 vetave, bëri të ditur Agjencia.

Numër rekord i të shëruarve nga Covid-19 për një ditë – 6728

535 janë rastet e reja të infeksionit me koronavirus, të regjistruara në Bullgari për 24 orët e fundit pas 7439 testeve të kryera. 7.19% e mostrave janë pozitive. Shumica e të infektuarve janë në Sofje – 132, pasuar nga Burgasi - 43 dhe Plovdivi - 40 raste.

Të shëruarit nga Covid-19 brenda harkut të shënuar kohor janë 6728 veta, ndërsa të vdekurit 47.

Gjithsej 3631 persona me koronavirus trajtohen në spital, në njësitë e kujdesit intensiv ndodhen 343 veta. Rastet aktive janë 52 185.

Janë vaksinuar 648 persona. Midis tyre janë 50 të vaksinuarit e parë me vaksinën Moderna. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend është 17 686.

Numri total i personelit mjekësor të infektuar me Covid-19 në Bullgari është 9239. Midis tyre ka 19 raste të reja.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD