4 prilli u zgjodh nga Presidenti Rumen Radev për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare pas zhvillimit të konsultimeve të gjera, tha para BNR-së Nënpresidentja Ilijana Jotova. Shtyrja me një javë e datës së parë të shpallur nga ai ishte e nevojshme për arritjen e “ndryshimeve të domosdoshme për zgjedhje të sigurta dhe transparente”.
Nënpresidentja sqaroi se Kreu i Shtetit ka filluar konsultimet me organizatat politike që gjatë dhjetorit, por qeveria dhe GERB nuk u janë përgjigjur ftesave.
Ilijana Jotova tha akoma se gjatë vitit të fundit po vëzhgohet një refuzim i heshtur për ndryshime serioze në legjislacion, që të ketë zgjedhje të ndershme, në të cilat të mund të marrin pjesë të gjithë shtetasit bullgarë. Nuk ka pasur edhe vullnet politik për organizimin e votimit të bashkësisë bullgare jashtë shtetit. “Në qoftë se në ditën e zgjedhjeve lejohen falsifikime dhe nuk aplikohet monitorimi me video “mund të ketë incidente të pakëndshme”, përgjithësoi ajo.Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" ( shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha..