Po shqyrtohet lehtësimi i masave anti-epidemike

Foto: BGNES

Vendimi për shfuqizimin e masave kundërepidemike do të merret deri më 21 janar. Në një mbledhje te Kryeministri anëtarët e qeverisë dhe të Shtabit Operativ Kombëtar deklaruan se po të ketë rritje të re të sëmundshmërisë dhe presion mbi spitale, kufizimet do të rishqyrtohen dhe do të shtrëngohen përsëri, njoftoi BGNES.

Tendencat e qëndrueshme të përballimit të sëmundshmërisë lejojnë që më 5 shkurt fëmijët nga klasa e 5 deri në klasën e 12 të kthehen në shkollë, sipas një skeme të caktuar, tha Kryeministri Bojko Borisov.

Ai kërkoi që restorantet të mund të punojnë me gjysmën e kapacitetit të vet deri në orën 22.30 dhe të hapen dyqanet në qendrat e mëdha tregtare.

Më shumë nga rubrika

Dr. Ivan Maxharov

Thirrje për formimin e një shtabi të ri kundër pandemisë

Vakumi duhet të plotësohet sa më shpejt pas shpërbërjes së Shtabit Operativ Kombëtar për luftën kundër pandemisë Covid-19, bëri thirrje kryetari i Bashkimit Bullgar të Mjekëve, Dr. Ivan Maxharov, para BNT. Nevojitet një strukturë operative për..

botuar më 21-04-16 9.55.PD

Nën 15% janë të infektuarit me koronavirus nga 14 747 teste të kryera

2185 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 14.82% nga 14 747 testet e kryera kanë rezultuar pozitive. Shumica e rasteve të reja janë në qytetin e Sofjes – 538, pasuar nga..

botuar më 21-04-16 9.18.PD

Sot hapin dyer qendrat e mëdha tregtare dhe kazinotë

Që nga 16 prilli lejohen vizitat në sallat e lojërave të fatit dhe kazinotë, por me përdorim të maksimum 50% prej kapacitetit të tyre. Hiqen edhe kufizimet për punë të objekteve që ndodhen në qendrat e mëdha tregtare. Kjo po ndodh me urdhër të..

botuar më 21-04-16 5.25.PD